Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj për të votuar propozimet për ekipin negociator me Serbinë, nuk do të mbahet sot.

Veseli ka bërë të ditur se kjo seancë nuk do të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.


"Kjo seancë do të mbahet një ditë tjetër kur të bëhet kuorumi", ka thënë Veseli.

Veseli ka konfirmuar se seanca e thirrur nga opozita do të mbahet sonte në orën 19:30. /Telegrafi/

41021552 1815883595195232 1275954575127347200 n