LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Toplik”

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Toplik”

Gjykimi për rastin “Toplik” në të cilin i dyshuar është ish-ministri Mile Janakieski dhe pesë persona tjerë për shitje të tokës ndërtimore në Sopishte të Shkupit, është shtyrë për më 30 janar të vitit të ardhshëm.

Arsye për shtyrjen e seancës ishte pasi avokatët e Janakieskit sot janë të angazhuar në rastin “Trust”, ku gjithashtu sot mbahet seancë gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësja Tatjana Mihajllova pas debatit mes mbrojtjes dhe prokurorisë rreth terminit për gjykimin, vendosi që 30 janari të jetë seanca e radhës.


Në lëndën “Toplik” i akuzuari i parë është Janakieski, i cili si personi udhëheqës i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjes në kundërshtim me ligjin ka lejuar që Komisioni për shpallje publike të zgjedhë ofertuesin për blerje, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet./Telegrafi/