LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca gjyqësore kundër Mijallkovit dhe Jankulloskës

Shtyhet seanca gjyqësore kundër Mijallkovit dhe Jankulloskës

Seanca gjyqësore për rastin “Shënjestra – Fortesa” është shtyrë. Arsye për shtyrjen e seancës ka qenë pasi nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e seancës, gjegjësisht të akuzuarit mbrëmë kanë dorëzuar listën e provave.

Avokatët e të akuzuarve thanë se gjatë ditës së sotme do të dorëzojnë provat edhe në PSP, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas përfundimit të seancës avokatët e të akuzuarve shkurt thanë se gjykimi është shtyrë për shkak të pengesave në proces, ndërsa Sasho Mijallkov nuk deshi të zbulojë se ç’farë prova ka dorëzuar në prokurori.


Në rastet “Shënjestra” dhe “Fortesa” të cilët kanë të bëjnë me përgjimet e paligjshme, i akuzuari i parë është Sasho Mijallkov, pastaj Toni Jakimovski dhe gjashtë persona tjerë.

Seanca e radhës është caktuar për më 17 janar./Telegrafi/