LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet për në orën 15:00 mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Shtyhet për në orën 15:00 mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e paraparë të mbahet në orën 14:30 është shtyrë për në orën 15:00.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet me shefat e Grupeve Parlamentare dhe nënkryetarëve të partive.

Pikë e rendit të ditës do të jetë kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës  së Kosovës.


Siç merret vesh seancës për zgjedhjen e presidentit pritet të mbahet sot në orën 18:00.

Për postin e presidentit kandidojnë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Që të dy këta kandidatë ishin pjesë e Listës së Vjosa Osmanit, që në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar në kuadër të Listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Kujtojmë se në seancën e jashtëzakonshme të thirrur mbrëmë ka dështuar të kalojë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet./Telegrafi/