Është shtyrë për pak orë ndeshja para-kualifikuese e Ligës së Kampionëve mes Dritës dhe Inter Escaldes.

Drita ishte gati të niste kampanjën para-kualifikuese me ndeshjen ndaj Inter Escaldes me fillim nga ora 18:00.


Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar në rregull dhe ndeshja duhet të shtyhet për një orë e gjysmë, pra pritet të fillojë nga ora 19:30.

Arsyeja e shtyrjes është vonesa e plotësimit të dokumentacionit për COVID-19, pasi lojtari i Dritës, Fidan Gërbeshi rezultoi pozitiv në test.

Postimi pa ndërhyrje nga faqja zyrtare të DritësSHTYHET NDESHJA Ndeshja me Inter d’Escaldes shtyhet per ne oren 19:30. Arsyeja eshte vonesa e plotesimit te dokumentacionit per COVID-19 nga organizatori per dy ekipet. FC DRITA/Telegrafi/

telegrafi sport app