Komuna e Deçanit ka njoftuar qytetarët se është shtyrë afati për thirrjen publike për shprehje interesi në kuadër të nën-projektit: “Renovimi / Rindërtimi i Shtëpive Private për Familjet e Cenueshme”, pjesë e projektit më të gjerë “Banimi Social Adekuat”.

Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët e interesuar tani mund të aplikojnë deri më 08 shtator 2025, duke përfituar kohë shtesë për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm.


Ky nën-projekt synon të ndihmojë familjet në nevojë për përmirësimin e kushteve të banimit.

Për më shumë informata, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Komunës së Deçanit ose të drejtohen në zyrat përkatëse të administratës komunale./Telegrafi/