Rezultatin e masazhit do ta vëreni që nga fillimi. Veç kësaj, masazhi i shputave, jo vetëm që është procedurë jashtëzakonisht e këndshme, por edhe tepër e dobishme për shëndetin tuaj.

Kushtojani vetes disa minuta në ditë dhe me siguri do të ndiheni më mirë, transmeton Telegrafi.


Stopala

Masazhi i shputave kundër dhembjes së shpinës:

- Në fillim duhet të gjeni “kurrizin” e shputës suaj.

- Uluni këmbëkryq në dysheme. Merreni me dorë cilëndo shputë.

- Linja midis thembrës dhe gishtit të madh të harkut të brendshëm të shputës është projeksioni i kurrizit tuaj

- Ndajeni vizualisht këtë linjë në pjesët: kryq, mesi i shpinës, pjesa e gjoksit dhe e qafës dhe pjesa e kurrizit. Pjesa e poshtme e shpinës është më afër shputës, ndërkaq e sipërmja më afër gishtit të madh të këmbës.

- Me gishtin e madh të këmbës shtrëngojeni këtë linjë në drejtimin nga thembra drejt gishtit të madh të këmbës.

- Nëse në shpinë ekzistojnë probleme, do të ndieni shfaqjen e tyre. Ato ndihen si pika të dhembshme dhe të trasha

- Me masazhin e këtyre pikave ndikoni drejtpërdrejt në kurriz. /Telegrafi/