LAJMI I FUNDIT:

Shtohen pushuesit e huaj në vjeshtë, 146 mijë turistë në hotelet e Shqipërisë gjatë nëntorit

Shtohen pushuesit e huaj në vjeshtë, 146 mijë turistë në hotelet e Shqipërisë gjatë nëntorit

Në muajin nëntor 2024, numri i vizitorëve vendas dhe të huaj që kaluan disa ditë pushimi u rrit ndjeshëm në raport me vitin paraardhës.

Sipas të dhënave të INSTAT, në prag të dimrit, ishin 146 mijë vizitorë që pushuan, ose 35 mijë më shumë se nëntorin e vitit 2023.

Ndikimin më të madh në këtë zgjerim e dhanë pushuesit e huaj, të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë në masë rajonin qendror të vendit dhe zonat e tjera jo bregdetare.


Rritjen e raportojnë edhe hotelet e njësitë e tjera të akomodimit, të cilët thonë se pushuesit kanë qëndruar mesatarisht 4 net.

Turizmi i këtij muaji ka qenë kryesisht natyror dhe i shpërndarë në objektet historike e kulturore që ka vendi, ndërsa oferta për guida turistike është pasuar pas një sezoni të mbarë në muajt paraardhës.

Në nëntor, vizitorët nga Kosova dhe Italia përbënin numrin më të madh të pushuesve që erdhën nga jashtë, pasuar nga hyrjet nga Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori