Pengesat në qasje të shërbimeve shëndetësore dhe mungesa e barnave esenciale, janë dy nga ankesat më të shpeshta të pacientëve në Kosovë.
Udhëheqësi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besim Kodra, tha se këtë vit ka pasur rritje të ankesave nga pacientët për faktin se një kohë nuk u janë lejuar shërbime bazike shëndetësor, si rrjedhojë e vendimi për mos të trajtuar rastet jo emergjente që erdhi në muajin mars nga Ministria e Shëndetësisë, për ta ruajtur stafin mjekësor, por edhe pacientët nga infektimet eventuale me Coronavirusin.
“Ankesat më të shpeshta këtë vit kanë qenë për pengesat në qasje e pacientëve në shërbimet shëndetësore, barnat esenciale, mungesa e trajtimit për çështje të caktuar, sëmundjeve të tjera për shkak se fokusi i gjithë institucioneve ka shkuar në Covid, dhe këto të ngjashme kanë pasur ankesa edhe për komunikim edhe gjana të ngjashme, mungesa të analizave dhe gjana të tjera”, tha Kodra, për Ekonomia Online.
“Po në këtë vit kemi pasë një rritje të them qind për qind të ankesave të pacientëve për faktin se ka pasë edhe sëmundja e Covidit edhe janë ndërpre shërbimet shëndetësore elektive në institucionet publike shëndetësore dhe kjo e ka rrit numrin e ankesave të pacientëve”, shtoi ai.
Shpesh herë qytetarët të prekur me sëmundje të tjera, janë ndjerë të neglizhuar nga stafi mjekësor pasi nuk kanë mundur ta marrin trajtimin e duhur në spitalet publike, dhe si rrjedhojë janë detyruar të shkojnë në ato private.
Sipas Kodrës, situatën më të vështirë e kanë pasur qytetarët që nuk kanë kushte të mira ekonomike.
“Kemi pasë ankesa për shkak se me një kohë Qeveria e Kosovës ka marr një vendim ku i ka ndërpre të gjitha shërbimet shëndetësore elektive në gjithë Republikën e Kosovës, pastaj janë leju të tillat ato, tash po vazhdojnë në privat. Ndërsa në institucionet publike janë ndërpre dhe gjithë këta pacientë po detyrohen t’i frekuentojnë institucionet shëndetësore private të cilët për pacientë nuk kanë kushte, mjete monetare për të paguar shërbimet. Është një vrasje për ta, për faktin se ata nuk mund ta marrin shërbimin, kësi soji shteti i ka lënë në harresë për ofrim të shërbimeve shëndetësore për ta”, tha ai
Tutje, Kodra tha se ndërprerja e shërbimeve shëndetësore në emër të mbrojtjes së shëndetit publik ka qenë shkelje fondamentale e të drejtave të njeriut.
“Ndërprerja e shërbimeve shëndetësore në emër të mbrojtjes së shëndetit publik për neve ka qenë jashtëzakonisht e pakuptimtë, kush do që e ka marr një vendim të tillë, unë konsideroj se ka marr një vendim të gabuar, ne e kuptojmë se ka pasë një rrezik potencial si për pacientin ashtu edhe për stafin shëndetësor. Mirëpo institucionet janë aty për të organizu shërbime shëndetësore në mënyrë që as stafi as pacientët të mos infektohen. Rrjedh pyetja cila është mundësia që institucionet shëndetësore private t’i vazhdojnë shërbimet normalisht ato publike t’i ndërpresin. Dhe kjo mendoj përveç që janë shkel të drejtat e njeriut, unë konsiderojë që është bërë edhe abuzim me pushtetin, abuzim me paranë publike, abuzim me paranë e qytetarëve”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?