SHBA luftojnë me krizën aktuale financiare, shifrat e papunësisë janë shtuar, shenjat për një recesion po shtohen. A është ky fundi i pozicionit hegjemonial të SHBA-ve?
SHBA-ve u duhet të luftojnë tani me shumë probleme ekonomike dhe politike. Kthimi i emrit të mirë, duhet të jetë problemi më i lehtë këtu. Të dy kandidatët për presidentë kanë bërë të ditur se do të largohen nga unilateralizmi i epokës Bush. Kur presidenti i ri t’i dërgojë ministrat dhe ambasadorët e tij menjëherë pas marrjes së postit me një mision përkatës në kryeqytetet e botës, qeveritë e tyre nuk do të rezultojnë më pas hakmarrëse. Sepse për të përballuar krizat e shumëllojshme dhe ndërkombëtare, ato kanë nevojë jo vetëm për bashkëpunimin me SHBA, por edhe për udhëheqjen e tyre.
Përballimi i krizës së pasurive të patundshme dhe i bankave është sfida më e madhe. Këtu duhet të dalë në pah, nëse masat e marra nga qeveria amerikane do të rezultojnë efektive. Këtu do të kërkohet durim, situata ekonomike nuk do të përmirësohet nga njëra ditë në tjetrën. Rrëzimet e kurseve në bursë dhe tregu i përtharë i kredive rëndohen më tepër nga mungesa e besimit. Një qeveri e re, e cila u heq frikën konsumatorëve dhe që u jep bankave sigurinë, mund të funksionojë vetëm në këtë mënyrë si stabilizuese e sistemit. Por e nevojshme është që të koordinohen në mënyrë ndërkombëtare tregjet e përbotshme financiare. Takimi i nivelit të lartë i planifikuar në Uashington është hapi i parë në drejtimin e duhur i qeverisë së SHBA.
Tregu i SHBA luan edhe më tej një rol vendimtar për ekonominë botërore, e cila nuk mund të bëjë dot pa tregun më të madh të konsumatorëve në botë. Kjo del në pah edhe në faktin, që ekonomia në Azi rezultoi e varur nga tregu i SHBA. Por sfidën më të madhe për SHBA, në plan afatgjatë e paraqesin probleme të tjera, sepse ato kanë pasoja më të rënda për ekonominë e SHBA. Këtu bëjnë pjesë një shërbim shëndetësor shumë i shtrenjtë dhe joefikas, një sistem shkollimi, i cili është bërë i pafinancueshëm për shumë, një infrastrukturë që lëngon dhe një përdorim edhe më tej shpërdorues i energjisë.
Njësoj si luftërat në Irak dhe në Afganistan ato do të kërkojnë mbulimin me burime financiare, të cilat janë të nevojshme për garantimin e aftësisë së ardhshme për konkurencë të SHBA. Nëse SHBA duan ta ruajnë pozicionin e tyre të supremacisë, ato duhet të rivendosin jo vetëm reputacionin dhe të vënë nën kontroll krizën financiare, por njëkohësisht ato duhet të merren me problemet e tyre të shumta të brendshme. Një detyrë jo e lehtë, por jo e pazgjidhshme. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Bojkot të supermarketeve në Ditën e Konsumatorit, Kaçaniku: Ka shumë abuzime me çmime

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës