LAJMI I FUNDIT:

Shtetasit e Kosovës në Afganistan, MPJ jep të dhënat e fundit

Shtetasit e Kosovës në Afganistan, MPJ jep të dhënat e fundit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), bën të ditur se deri në mesditën e së hënës, MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë.

Në njoftimin për media thuhet se ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar.

“MPJD është duke vazhduar angazhimin intensiv edhe gjatë ditës së sotme për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejt nga atje”, thuhet më tej, raporton Telegrafi.


​Strehimi i afganëve në Kosovë, Osmani: Kam dhënë pëlqimin tim për një veprim të tillë humanitar
Lexo po ashtu ​Strehimi i afganëve në Kosovë, Osmani: Kam dhënë pëlqimin tim për një veprim të tillë humanitar

MPJD-ja u bënë thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjente me numër +383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që së bashku me partnerët ndërkombëtar të ofroj të gjitha mjetet në dispozicion deri në evakuimin e të gjithë shtetasve tanë nga Afganistani”.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka treguar për numrin e shtetasve të Kosovës që ndodhen në Afganistan.

Një ditë më parë u bë e ditur nga Presidenca se Kosova ka shprehur gatishmërinë që të strehojë përkohësisht afganët që kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara.

Kohë më parë SHBA-të kishin njoftuar se deri më 31 gusht do të tërhiqen nga Afganistani, ndërkaq të dielën talibanët hynë në kryeqytetin afgan, Kabul.

Presidenti afgan Ashraf Ghani është larguar nga vendi dhe kjo sipas tij për të ndaluat gjakderdhjen atje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori