Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar për një rast të lajmërimit apo kallëzimit të rremë.

Në njoftim bëhet e ditur se më 02.07.2025, rreth orës 20:45, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur ankuesi R. E., 55 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut me banim në Gjermani, duke raportuar se i ishte vjedhur vetura e tij në Ferizaj,  Audi Q8 me targa gjermane, në vlerë prej 130,000 euro.


“Pas veprimeve hetimore dhe shqyrtimit të kamerave të sigurisë, u konstatua se ankuesi nuk kishte qenë fare me veturën e deklaruar, duke ngritur dyshime të arsyeshme për kallëzim të rremë. Dyshohet se qëllimi i këtij veprimi ka qenë keqpërdorimi apo mashtrimi  i sigurimit, të lëshuar nga autoritetet gjermane”, thuhet në njoftim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, hetuesit policorë kanë kërkuar mbështetje nga autoritetet gjermane dhe ato të Maqedonisë së Veriut për lokalizimin e veturës dhe zbardhjen e plotë të rastit.

I dyshuari është ftuar për intervistim, por ende nuk është paraqitur. /Telegrafi/