LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë shtesat për pensionistët e familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit

Vazhdojnë shtesat për pensionistët e familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, ndërsa u vendos që të vazhdohet mbështetja me shtesa për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit

Hekuran Murati, ministër i Financave ka njoftuar se do të vazhdojë të vlejë pagesa shtesë prej 30 për qind mbi shumën mujore për përfituesit e skemës sociale dhe se do të vazhdojë shtesa për pensionistët që kanë marrë pension në vlera dyshifrore të mos marrin më pak se 100 euro në muaj.

“Këtë e bëjmë me synim të krijimit të një shoqërie të barabartë. E konsiderojmë të veçantë ashtu që të paguhen shtesat për periudhën deri në fund të vitit 2021”, ka thënë Murati.


Mbi 180 mijë qytetarë do të përfitojnë nga vendimi i Qeverisë për shtesën e pensioneve
Lexo po ashtu Mbi 180 mijë qytetarë do të përfitojnë nga vendimi i Qeverisë për shtesën e pensioneve

Në këtë mbledhja u vendos edhe për anëtarët e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ndjekurve politikë.

Qeveria e Kosovës, ka miratuar sot edhe Projektligjin për miratimin në Kuvend të Kosovës për marrëveshjen ndërkombëtare me vlerë prej 15 milionë euro, mjete këto të destinuara për distribuimin e vaksinave anti-COVID.

Sot Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Strategjinë për sundimin e ligjit 2021-2026. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i Bitcoin ra me 17.5% në humbjen më të madhe mujore që nga viti 2022

Çmimi i Bitcoin ra me 17.5% në humbjen më të madhe mujore që nga viti 2022

Botë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ekonomi
Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Ekonomi
Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Ekonomi
Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori