LAJMI I FUNDIT:

Shtesat për fëmijët, Ministria e Financave njofton se sot janë realizuar pagesat

Shtesat për fëmijët, Ministria e Financave njofton se sot janë realizuar pagesat
Foto: Ilustrim

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për gjithsejtë 16 mijë e 1 pranues.

Murati përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se 831 aplikues kanë pasur të dhëna të pasakta.

“Sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për gjithsej 16,001 pranuese. 831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do t’i pranojnë shtesat edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/