Shtëpitë dhe kishat janë ndërtuar me diamante, Nordlingen – qyteti gjerman që fle në 72 tonelata gurë të çmuar

Banorët e qytetit Nordlingen në Gjermani e dinë se jetojnë me tonelata diamante, por nuk planifikojnë t’i “shembin” që të pasurohen.
Nordlingen në bavari të Gjermanisë qëndron mbi diamantet që gjenden aty qysh prej 15 milionë viteve, kur një asteroid goditi Tokën, transmeton Telegrafi.
Gjeologët vlerësojnë se gjerësia e asteroidit ishte rreth një kilometër, pikërisht sikurse Nerdlingeni i sotëm dhe peshonte rreth 3 miliardë tonelata.
Goditja ishte aq e fortë sa që rriti temperaturën dhe presionin e mjaftueshëm që të krijohet një përzierje mes xhamave, kristaleve dhe diamanteve.
Vlerësohet se rreth 72 tonelata diamante gjenden në rajonin e Nordlingenin. E kur miliona vite më vonë erdhën banorët e parë, nuk e dinin se shtëpitë po i ndërtonin me materiale tejet të çmuara.
Prej vitesh besonin se prejardhje e krateri është nga vullkani, deri në vitet e 60-ta kur u konstatua së bëhet fjalë për një asteroid.
Ata përdorën suevitin (material i përzier me gurë, xham, kristale dhe diamante) si material për ndërtime, duke mos e ditur se përbëhet nga diamantet e shtypur.
Kështu kishat dhe muret e qytetit janë shumë më të vlefshme sesa që duken në shikim të parë. Sasia e diamantit është aq e madhe, por banorët nuk do të mund të fitonin shumë para pasi madhësia e tyre është më e vogël se 0,2 milimetra, kështu nuk planifikojnë ta shembin qytetin për t’u pasuruar.
Megjithatë ky qytet gjerman gjeneron të hyra me mënyra tjera – turistët nga e gjithë bota shkojnë atje për të parë arkitekturën dhe vizituar muzeun Ris Crater, në të cilin gjendet mostra të kraterit të shkaktuar nga asteroidi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës