Një biznesmen nuk kursen fare kur është në pyetje kamioni i tij, të cilin e ka shndërruar në një hotel luksoz në rrota.

David Rowland ka hapur dyert e kamionit për mediat, për  të parë brenda tij se çfarë është ndërtuar pas më shumë se një viti e gjysmë investimi.


Brenda shtëpisë lëvizëse të gjatë 17 metra dhe të gjerë 5 metra, ekziston dhoma luksoze për gjumë, kuzhina e tualeti, por nuk mungon as teknologjia më e avancuar që është instaluar brenda këtij kamioni.

Vetëm në nëntë televizorët e instaluar janë shpenzuar mbi 10 mijë funte, por aty është i vendosur edhe një mini-bar i, cili do të mund të priste mbi 10 mysafirë që dëshirojnë të shijojnë rakinë e tyre të preferuar gjatë udhëtimit. /Telegrafi/

1 59

2 23

3 17

5 12