Që nga momenti kur e keni ndërtuar shtëpinë, jetoni në të me më të dashurit tuaj. Momentet më të mira familjare i keni kaluar në shtëpinë tuaj. Rahatia e juaj përshkruhet me thënien “S’ka si n’shpi teme”.
E gjithashtu edhe tatimin në pronë dhe shërbimet komunale i paguani me rregull. “Mirëpo, a keni leje ndërtimi për shtëpinë tuaj?”
Nëse shtëpia juaj është ndërtuar pa leje, atëherë ju ligjërisht nuk figuroni si pronar në kadastër, edhepse jetoni së bashku me familjen në të. Që shtëpia juaj të regjistrohet edhe ligjërisht në emrin tuaj në kadastër, duhet t’i shfrytëzoni mundësitë që jua jep Ligji për Legalizimin e Ndërtimeve pa Leje. Ky ligj ju mundëson që, përmes procedurave të thjeshtësuara dhe me çmim të volitshëm, ta regjistroni shtëpinë tuaj në kadastër.
Këtë mundësi e kanë të gjithë pronarët e ndërtimeve pa leje, të cilët i kanë ndërtuar ndërtimet para datës 5 shtator 2018. Këtë mundësi mund ta shfrytëzojnë deri më 4 shtator 2021.
Njëra ndër përfitueset e procesit të legalizimit është edhe Mrika Vraniqi, e cila e ka ndarë me ne tregimin e saj.
Përveç që do ta regjistroni shtëpinë në emrin tuaj dhe të bëheni pronar i ligjshëm i shtëpisë ku jetoni me më të dashurit tuaj, ju do të keni edhe një sërë përfitimesh tjera për të ardhmen tuaj financiare dhe familjare.
Sipas Simon Palushit, bashkëpronar në Agjencinë për Shitblerje të Patundshmërive “Pirro”, “shtëpitë e legalizuara mund të shiten më lehtë dhe blerësit kanë mundësi të shumta për financimin e blerjes, për dallim prej shtëpive të pa legalizuara,“ sqaron ai.
Shtëpitë të cilat nuk kanë leje dhe nuk janë të regjistruara në kadastër nuk mund të përdoren si hipotekë për kredi bankare. Ndoshta për momentin nuk ju duhet financim nga banka. Mirëpo, në të ardhmen,shtëpinë të cilën ju e posedoni mund ta përdorni si hipotekë për kredi bankare për investim në biznes apo për qëllime të tjera familjare.
Sipas Gëzim Gjikollit, menaxher për këshilla financiare në Deloitte, “Legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje paraqet një potencial ekonomik, pasi që u mundëson ekonomive familjare t'i përdorin ato shtëpi si kolateral për hipotekë dhe në këtë mënyrë të rrisin kapitalin për punë në biznese familjare.”
Me ligjin e ri të legalizimit ju e keni mundësinë të aplikoni për legalizimin e shtëpisë suaj me vetëm 4 dokumente.
- Aplikacionin, i cili është shumë i thjeshtë për t’u plotësuar. Qytetaret e Komunës se Prishtinës, formularin mund ta shkarkojnë këtu.
- Deklaratën e përgjegjësisë së pronarit për strukturën e ndërtimit. Qytetarët e Komunës së Prishtinës formularin mund ta shkarkojnë këtu.
- Matjet gjeodezike nga një gjeodet i licencuar. Gjeodetët janë të informuar për procesin e legalizimit dhe mund t’ju ndihmojnë në proces të aplikimit.
- Certifikata e pronësisë së tokës ku është ndërtuar ndërtimi. Nëse nuk e keni, ju mund të aplikoni me 3 dokumentet e mësipërme dhe certifikatën e pronësisë së tokës ta dorëzoni në momentin kur e siguroni.
Apliko për legalizimin e shtëpisë!
Me vetëm 4 dokumente për vetëm 1€ për metër katror
Kurrë s’ka qenë më lehtë e më lirë!
Mund të aplikoni deri më: 4 shtator 2021
Për më shumë informacione për legalizimin e ndërtimeve pa leje, vizitoni faqen e MMPHI-së, Legalizo, Ndërtimin / Legalizuj Izgradnju në Facebook.
Ky artikull është pjesë e fushatës motivuese për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Komunën e Prishtinës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës