Të interesuarit që duan të blejnë këtë shtëpi të vjetër që ndodhet qendër të Londrës, duhet të paguajnë hiq më pak se tre milionë euro.

Prona e braktisur dhe e rrënuar me kohë, në një rrugë me ndërtesa që nuk iu është ndryshuar pamja, teksa banorët janë të pasur dhe të popullarizuar, transmeton Telegrafi.


Shtëpia e vjetër që ka vetëm një dhomë gjumi shitet per çmim ekstrem te larte foto 2 Dhoma e vetme e fjetjes në shtëpinë me 137 metra katror

Megjithëse ka çmim ekstrem të lartë, objekti me vetëm 137 metra katrorë, duhet të rinovohet në tërësi.

Shtëpia e vjetër që ka vetëm një dhomë gjumi shitet per çmim ekstrem te larte foto 3 Renovim komplet edhe pse kushton tre milion euro

Derisa kati parë është garazh, në katin e dytë ndodhen dhoma e ditës, dhoma fjetjes dhe kuzhina, që kanë tavane me lagështi, mure të plasaritura dhe sistem elektrik të vjetruar.

Shtëpia e vjetër që ka vetëm një dhomë gjumi shitet per çmim ekstrem te larte foto 4 Banesat e pandryshuara në qendër të Londrës

Mirëpo, shtëpia ka leje që t’i ndërtohet edhe një kat, duke bërë që të ketë 250 metra katrorë, me të cilat i rritet vlera deri në 4.6 milionë euro.

Shtëpia e vjetër që ka vetëm një dhomë gjumi shitet per çmim ekstrem te larte foto 5 Shtëpi e vjetër, por me leje ndërtimi edhe për një kat

Në këtë formë, kjo shtëpi konsiderohet se kushton dhjetë herë më shumë se shtëpitë e zakonshme në Angli dhe Wales, ndërsa pesë herë më shumë se pronat në vende të lakmueshme të Londrës. /Telegrafi/