LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë zbulon planet për të reduktuar nivelin e nikotinës në cigare

Shtëpia e Bardhë zbulon planet për të reduktuar nivelin e nikotinës në cigare

Sasia e nikotinës në cigaret e shitura në SHBA është vendosur të reduktohet në nivele minimale ose jo varësie.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shtëpia e Bardhë zbuloi të martën planet që mund të zvogëlojnë në mënyrë dramatike vdekjet nga kanceri – një synim i administratës së presidentit Joe Biden.

Por masa ka të ngjarë të përballet me kundërshtim nga industria e duhanit.


Pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA, duke llogaritur 480,000 vdekje çdo vit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Në një deklaratë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se planet për një standard të propozuar produkti do të vendosin një nivel maksimal të nikotinës në cigare dhe “do t’u japin fund” disa produkteve të tjera të duhanit.

Komisioneri i FDA, Dr Robert M Califf ka thënë se ulja e niveleve të nikotinës mund të zvogëlojë gjasat që të rinjtë të bëhen të varur nga cigaret dhe të ndihmojnë duhanpirësit aktualë që ta lënë duhanin.

Në vitin 2020, rreth 30.8 milionë të rritur në Shtetet e Bashkuara pinin cigare. Autoritetet e SHBA-së vlerësojnë se 87% e duhanpirësve të rritur fillojnë në kohën kur mbushin 18 vjeç.

Nisma vjen pasi administrata Biden në shkurt vendosi objektiva për të ulur shkallën e vdekjeve nga kanceri me të paktën 50% gjatë 25 viteve të ardhshme, si pjesë e fushatës së tij “Cancer Moonshot”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Netanyahu mbërrin në SHBA, fluturoi 400 kilometra më gjatë për të shmangur arrestimin

Netanyahu mbërrin në SHBA, fluturoi 400 kilometra më gjatë për të shmangur arrestimin

Botë
Britanikët duhet të përgatisin 'paketë mbijetese' 72 orëshe, Putini planifikon sabotimin e tubacionit të gazit

Britanikët duhet të përgatisin 'paketë mbijetese' 72 orëshe, Putini planifikon sabotimin e tubacionit të gazit

Evropa
Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat

Botë

"Uroj që Trump të jetë presidenti ynë edhe për 20 vjet", deklaron prokurorja e përgjithshme e SHBA-së

Botë
A po kthehet kundër Trumpit? Musk ndan video që promovon përfitimet e tregtisë ndërkombëtare

A po kthehet kundër Trumpit? Musk ndan video që promovon përfitimet e tregtisë ndërkombëtare

Botë

"Shkova në Gaza për hakmarrje dhe më pas pashë se po vrisnim gra e fëmijë", ushtarët izraelitë rrëfehen për viktimat e pafajshme

Azia
Kalo në kategori