Tha se ndërpreu takimin me liderët evropianë për një bisedë tjetër të shkurtër, Shtëpia e Bardhë publikon fotografinë e Trumpit duke zhvilluar bisedën telefonike me Putinin

Shtëpia e Bardhë ka publikuar fotografinë e presidentit amerikan Donald Trump, duke zhvilluar bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin.
Madje thuhet se për këtë bisedë telefonike, Trump ndërpreu takimin me liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.
Trump ishte në takim me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministrin britanik Keir Starmer, kryeministren italiane Giorgia Meloni, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe Presidentit e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
E gjatë këtij takimi, Trump ua bëri me dije se do të bisedojë me Putinin, pak momente pasi kishte përfunduar takimin konstruktiv me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ndryshe gjatë këtij takimi me liderin ukrainas, Trump theksoi nevojën për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme në Ukrainë, duke u zotuar se do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën nëse arrihet një marrëveshje. /Telegrafi/




















































