Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, do të udhëheqë një delegacion të amerikan, në një turne në Lindjen e Mesme, për të finalizuar detajet e planit të tij të propozuar të zhvillimit ekonomik, prej 50 miliardë dollarësh për palestinezët, Jordanin, Egjiptin dhe Libanin.
Kushner, pastaj i dërguari i Lindjes së Mesme, Jason Greenblatt, zyrtari i Departamentit të Shtetit, Brian Hook dhe ndihmësi i Kushnerit, Avi Berkowitz pritet të bëjnë ndalesa në Izrael, Jordan, Egjipt, Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Një zyrtar amerikan tha se qëllimi i udhëtimit është të “vazhdojnë përpjekjet drejt finalizimit të pjesës ekonomike të planit”.
Kushner ka punuar për dy vite në këtë plan, të cilin presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka quajtur “Marrëveshja e Shekullit”.
Pjesa politike e tij ende nuk është bërë publike. Plani synon zgjidhjen e përhershme të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.
Gjatë muajit qershor, në Bahrein u mbajt një konferencë ndërkombëtare, në të cilën përfaqësues të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare diskutuan mbi këtë plan.
Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abass, duke komentuar mbajtjen e konferencën, në të cilën nuk morën pjesë palestinezët, tha se zgjidhja politike është më e rëndësishme.
“Paraja është e rëndësishme. Ekonomia është e rëndësishme, por zgjidhja politike është më e rëndësishme”, pati deklaruar Abass.
Disa ditë pas konferencës, këshilltari Kushner tha se SHBA-ja është e gatshme të punojë me presidentin e autoritetit palestinez, Mahmud Abass.
“Abbas e dëshiron paqen, por disa njerëz rreth tij nuk janë rehat me mënyrën se si e kemi adresuar këtë çështje, dhe reagimi i tyre natyror është të sulmojnë dhe të thonë gjëra të çmendura, që nuk janë konstruktive”, u tha Kushner, gazetarëve. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë