Shtëpia botuese “Dukagjini” ka publikuar katalogun e teksteve shkollore për vitin 2024/25. Duke klikuar këtu, ju mund ta shkarkoni ose ta shfletoni katalogun e teksteve shkollore për klasat 1-9, të aprovuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës.

Nga shtëpia botuese “Dukagjini” kanë njoftuar se janë përkushtuar maksimalisht për furnizimin e të gjitha librarive në Republikën e Kosovës, në mënyrë që nxënësit të pajisen me kohë me të gjithë librat e “Dukagjinit”.Me plot 30 vjet përvojë në botim, shtëpia botuese “Dukagjini” është ndër shtëpitë më të mëdha botuese shqiptare.

454395584 474346675507992 6440737195183095992 n


Tekstet shkollore të shtëpisë botuese “Dukagjini” njihen për cilësi të pashembullt, si në aspektin përmbajtjesor, vizual, atë të bashkëpunimit me profesionistët më të zotë në fushën e arsimit.