Vilë e pazakontë malore me një çati me petavra përfaqëson një kombinim të suksesshëm të modernes dhe tradicionales

Dualiteti i shtëpisë shprehet qartë nga përdorimi i materialeve dhe ngjyrave të ndryshme, megjithatë ajo përfaqëson një kombinim harmonik, siç janë guri dhe druri në rrethinën e saj.


Megjithëse shumica orientohet për zgjidhje moderne arkitekturore, shtëpitë retro ngjallin kujtime, ushqejnë traditën dhe theksojnë rëndësinë dhe bukurinë e mjeshtërisë.

Është vilë ideale, por edhe oaza retro në zemër të qyteteve të mëdha, transmeton Telegrafi.

15646rgf

Njëra anë e shtëpisë është e ndërtuar në shpat në mënyrë që të ketë sa më pak ndikim në mjedisin natyror.

2err4df

Të dizajnuara duke kombinuar dy vëllime monolite, të lehta dhe të errëta, këto forma bashkohen me mjedisin natyror përreth të përbërë nga bimësi e ulët pishe dhe terrene të pjerrëta shkëmbore.

356fg

Shtëpia me një sipërfaqe prej 76 metrash katrorë është e ndarë në dy njësi me formë të parregullt. Gjysma e shtëpisë është e mbuluar me pllaka të bardha qeramike, ndërsa tjetra është e mbuluar me tjegulla druri të errëta të marra nga pylli lokal.

4dfd

Moderne dhe pothuajse abstrakte në pamje, e gjithë shtëpia përmban një kuzhinë, një dhomë ngrënie dhe një dhomë ndenje ku mund të pushoni dhe të shijoni pamjen e bukur. Në një pjesë tjetër të shtëpisë ka një dhomë gjumi dhe një banjo.

5rdfg

6fg4tfq

96456fg

9zhj6

10ghgh

/Telegrafi/