Shtëpia me sipërfaqe 300m² është në dispozicion për qira në Velani, në rrugën “Shaip Kamberi”, një nga zonat më të kërkuara për banim në Prishtinë.
E organizuar me bodrum, përdhes dhe dy kate, kjo pronë ofron dy hapësira qëndrimi ditor, dy kuzhina, katër dhoma gjumi dhe katër banjo, si dhe bodrum prej 100m². Ky organizim e bën të përshtatshme për familje më të mëdha ose jetesë kolektive.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, duke mundësuar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ndërsa sistemi i ngrohjes ofron fleksibilitet përmes energjisë elektrike, naftës dhe druve.
Oborri i mirëmbajtur, garazhi dhe hapësira për vendparkim shtojnë funksionalitetin e pronës. Velania është një nga lagjet më të kërkuara për banim kolektiv, e pozicionuar në kodër me pamje panoramike mbi qytet.
Karakteristika dhe informata të pronës
- 4 dhoma gjumi
- 4 banjo
- 3 Tarraca
- Orientimi: Jug, Lindje, Perëndim, Veri
- Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Banjo
- Sistemi i ngrohjes: Dru, KEDS, Naftë
- Garazh
- Vendparkim










Trending Real Estate
Telegrafi Real Estate në Email
Regjistrohu dhe pranoj ofertatme te reja ne emailin tend











































