Artisti i njohur shqiptar, Blero, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
Bëhet fjalë për një baladë të quajtur “Shtatori”, të cilën e ka sjell në duet me artisten Arta Zenelaj.
Kënga e dyshes është kompletuar edhe nga ana vizuale, me paraqitje të veçantë të tyre.
Teksti është shkruar nga Bleri dhe Slicky, kurse për muzikën është kujdesur po ashtu vet artisti.
Orkestrimi u bë nga Marcolino me miksim dhe masterizim të bërë nga Alandy.
Blero këtë periudhë ka qenë tejet i komentuar për shkak të ndarjes nga blogerja Afrona Dika.
Madje edhe këngët e fundit janë cilësuar si një dedikim për ish-bashkëshorten, pavarësisht se nuk janë deklaruar akoma zyrtarisht. /Telegrafi/