LAJMI I FUNDIT:

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Policia e Kosovës dhe KFOR-i janë sulmuar mëngjesin e së hënës në Miokovicë të Leposaviqit, derisa po kryenin patrullime të përbashkëta.

Policia në raportin e saj ditor njofton se sulmi ka ndodhur në ora 04:05, gjersa jep detaje se çfarë është gjetur pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa në rrugë dhe pastaj ka hedhur shishe qelqi në drejtim të veturave  të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në raport.


Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Lexo po ashtu Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe, po ashtu është sekuestruar vetura e cila është përdorur për bllokim të rrugës.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të njëjti ku është gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radio lidhje dhe shtatë xhaketa të ushtrisë.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
Kalo në kategori