LAJMI I FUNDIT:

Shtatë raste të reja me fruth në Maqedoni

Shtatë raste të reja me fruth në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme janë pranuar në spital edhe 13 raste të fruthit, shtatë nga të cilët janë ndaluar për mjekim të mëtutjeshëm në spital.

Nga gjithsej 34 të hospitalizuar, 16 fëmijë dhe 18 të rritur, dy fëmijë dhe dy të rritur janë në gjendje të rëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, nga shtatë të rinj të prekur, dy janë fëmijë të moshës gjashtëmujore nga Kumanova dhe një tjetër njëvjeçarë nga Saraji të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar. Katër tjerët janë të rritur nga Saraji (i pavaksinuar), Karposhi, Studeniçani dhe Paniçari. Për tre të fundit nuk ka të dhëna për vaksinim.


Nga Klinika universitare për sëmundje infektive thonë se janë kontrolluar edhe gjashtë pacientë, një katërmuajsh nga Tetova, i pavaksinuar, një trevjeçarë nga Saraji dhe njëvjeçarë nga Zelenikova, që të dy të vaksinuar, si edhe dy të rritur nga Shkupi, të vaksinuar, përfshi një të rritur nga Gostivari, i pavaksinuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Kalo në kategori