Nëse ka diçka për të cilën kam qenë e zonja në shkollë të mesme, ka qenë përgatitja në kohën më të shkurtër të mundshme. Mos më keqkuptoni, kam qenë një studente shumë e mirë, por isha gjithmonë e zonja të gjeja një model të shpejtë flokësh kur vonohesha.
Nga modeli i flokëve të kapur bisht në gërshet të thjeshtë, e dija që mund të mbështetesha në njohurinë time të bukurisë për të dalë nga shtëpia me stil dhe kur nuk kisha shumë kohë.
Duke qenë se motra ime e vogël tani është në gjimnaz, më kërkon vazhdimisht këshilla për modelin më të shpejtë që mund të bëjë në mëngjes. Dhe meqë ajo më mësoi disa gjëra mbi modën, mendova t’i jap disa këshilla.
Këshilla e parë është: Mjafton të kesh një model flokësh në mendje dhe ta provosh atë.
Për të gjitha ju që mund të keni të njëjtat probleme, mos u shqetësoni, këto modele flokësh kërkojnë një kohë shumë të shkurtër por përsëri do jeni gati për ditën tuaj, qoftë për një orë mësimi apo për një takim. Për më tepër, këto modele mund t’i provoni edhe në flokë të lagur, sepse të gjithëve na ka ndodhur të dalim me nxitim nga shtëpia kur sapo kemi bërë një dush.
Gjysmë të kapura
Modeli i flokëve gjysmë të lëshuara dhe gjysmë të kapura është i thjeshtë dhe nuk kërkon shumë mund. Merrni pjesën e sipërme të flokëve dhe mblidheni në formën e një topuzi. Ky model flokësh kërkon vetëm një minutë nga koha juaj dhe është shumë elegante.
Topuz i çrregullt
Ky model flokësh është i preferuari im, sepse ndonjëherë nuk është e nevojshme t’i kesh flokët e krehura për të. Mjafton që të hidhni pak llak për të rritur volumin, mblidhini flokët në majë të kokës dhe kapini me një lidhëse. Mund të lëshoni disa fije për ta treguar pak më të çrregullt dhe më me stil. Mos harroni, modeli i çrregullt i flokëve topuz është miku juaj më i mirë.
Gërshet anash
Gërsheti është gjithashtu shumë i thjeshtë dhe i lehtë për t’u bërë. Ju duhet vetëm një pjesë flokësh të cilën e kapni gërshet dhe e lini në pjesën e lëshuar të flokëve, në një topuz ose në flokët e kapura bisht. Një gërshet i bërë anash është një mënyrë e mirë për t’u dukur sikur i keni kapur flokët në mëngjes pa humbur shumë kohë.
Gërshet i lirë
Ky model flokësh është me të vërtetë modeli tipik i një dite që përton të merresh me flokët e tu. Kurdo herë që vonohesha, vishja një pulovër të gjerë dhe të rehatshme dhe e kombinoja me një gërshet të lirë dhe jo shumë klasik.
Topuz si balerinë
Si një nxitëse tifozësh në shkollë të mesme, kuptova se modeli i flokëve topuz ishte me sti. Gjithashtu,kërkonte shumë pak kohë për t’u realizuar. Ky model është shumë i përshtatshëm sidomos kur i ke flokët e lagura.
Topuz i lëshuar
I ngjashëm me një topuz të çrregullt, mund të dukeni shumë thjesht dhe me një topuz të kapur në mes të kokës dhe pak të çrregullt. Shtoni pak volumin e flokëve në majë të kokës dhe kapini flokët topuz me një kapëse. Ky stil është shumë i bukur për veshjet e tipit bohemian, që ishte pak a shumë i vetmi stil që unë vishja në shkollë të mesme.
Flokë të kapur bisht
Edhe sot, pavarësisht se nuk jam më në shkollë, vazhdoj të përdor modelin e flokëve të kapur bisht, sidomos kur flokët e mi fillojnë të bëhen me yndyrë. Është mënyra më e thjeshtë për të patur një pamje të mirë dhe i largon flokët nga fytyra. A e përmendëm që kërkon vetëm 3 minuta kohë? Po, kjo është pjesa më interesante. /Telegrafi/