Prediabeti gjendet në 1 nga 3 njerëz dhe ky person me prediabet mund të jemi cilido prej nesh ose më të dashurit tanë
Dr. Rreze Serhati Morina
Endokrinologe
tel. 04966772
Ka shumë mite lidhur me prediabetin dhe ndonjëherë njerëzit zor se mund t’i dallojnë këto mite nga faktet e vërteta.
Keqinterpretimet lidhur me prediabetin mund të jenë të rrezikshme, derisa informacionet e sakta mund ta ndryshojnë jetën tonë për të mirë.
Më poshtë janë disa mite për prediabetin të cilat mund t’i interpretoni karshi fakteve e të vërtetave dhe të merrni vendimin më të duhur për shëndetin tuaj.
Miti 1: “Nëse ke prediabet, domosdoshmërisht herët a vonë do ta kesh diabetin”
Statistikat thonë se shumica e njerëzve me prediabet zhvillojnë përfundimisht diabet, por ekziston një ndryshim!
Njerëzit të cilët nuk ndërmarrin asnjë veprim lidhur me prediabetin e tyre duhet të jenë gati të sigurt që do ta marrin diabetin tip 2, derisa njerëzit me prediabet të cilët e menaxhojnë situatën përmes ndryshimit të mënyrës së të jetuarit (ndonjëherë edhe barnave) e ulin rrezikun për 50%.
Është shumë me rëndësi që të menaxhohet prediabeti, sese edhe nëse nuk mund të shmanget krejtësisht, por shtyhet shfaqja e diabetit, ky është një përfitim i madh, sepse ndihmon në uljen e komplikimeve të diabetit.
Miti 2: “Vetëm të moshuarit duhet të merakosen për diabetin”
Është e vërtetë që rezistenca insulinike (e cila e rrit sheqerin në gjak dhe shkakton diabetin) rritet me moshën, por kjo rezistencë e rritur mund ta shkaktojë prediabetin dhe diabetin edhe tek të rinjtë.
Më shumë se 1 nga 4 persona të moshës 18-44 vjeç kanë prediabet ose diabet krahasuar me 2 nga 3 persona të moshës mbi 65 vjeç.
Në ditët e sotme kur është rritur jetëgjatësia, nuk mund t’i thuhet një personi 65 vjeç se është i moshuar ose e moshuar. Një person i kësaj moshe synon që të vazhdojë me aktivitetet e përditshme jetësore dhe profesionale, prandaj edhe ju duhet që të kujdeseni për veten në mënyrë që 10, 20 (ose edhe 30) vitet e ardhshme t’i keni sa më të shëndetshme.
Miti 3: “Barnat janë mjeti i vetëm efektiv kundër prediabetit”
Disa persona me prediabet marrin metforminë (bar që e rregullon ndjeshmërinë e qelizave ndaj insulunës), por më pak se 1% të personave me prediabet iu përshkruhet ky bar.
Është interesant fakti se ndryshimet e stilit të jetës janë shumë efektive në trajtimin ose korrigjimin e prediabetit. Metformina konsiderohet më pak efektive sesa humbja e peshës dhe aktiviteti fizik në parandalimin e diabetit të tipit 2.
Miti 4: “Personat me prediabet nuk duhet të hanë karbohidrate”
“Karbohidratet” përfshijnë një grup të madh të ushqimeve dhe mund të kenë efekte të ndryshme në rezistencën insulinike, në nivelin e sheqerit në gjak dhe në rrezikun për diabet.
Gjykimi dhe mendja e shumëkujt prej nesh mund të thotë se nuk mund të ndikojë aq shumë kufizimi i akullores, biskotave, ëmbëlsirave, patate të skuqura dhe orizit të skuqur. Por, faktet shkencore flasin se rreziku i rritur i diabetit mund të lidhet me konsum të lartë të ushqimeve që janë të larta në sheqerna të shtuar dhe/ose brumëra të rafinuara.
E kundërta vlen për ushqimet në karbohidrate që kanë shumë fibra. Drithërat e plota, të tilla si mielli i tërshërës, pastat dhe buka me grurë të plotë, orizi kafe, frutat e freskëta dhe patatet e ëmbla kanë rrezik më të ulët për diabet. Por, qëllimi është që të kontrollohet sasia që konsumohet.
Miti 5: “Ushqimet që nuk përmbajnë karbohidrate, nuk ndikojnë në nivelin e sheqerit në gjak”
Shumëkush logjikon kështu: karbohidratet nga ushqimi gjatë procesit të tretjes shpërbëhen në glukozë dhe glukoza shkon në qarkullimin e gjakut duke e rritur sheqerin në gjak. Rrjedhimisht, sipas mendimit të tyre, ushqimet pa karbohidrate (të themi, me shumë proteina dhe yndyrë) nuk ndikojnë në sheqerin në gjak.
E vërteta është ndryshe! Çfarëdo që hani ka rëndësi, edhe nëse nuk ndikon drejtpërdrejt në sheqerin në gjak. Proteina, për shembull, ngadalëson tretjen dhe ndihmon në parandalimin e përthithjes së sheqerit në gjak. Në anën tjetër yndyrat e shëndetshme mund të përmirësojnë rezistencën ndaj insulinës, e cila ul rrezikun për prediabet dhe diabet, ndërsa yndyrat e pashëndetshme mund të rrisin rezistencën ndaj insulinës.
Ushqimet e skuqura, mishi i kuq i yndyrshëm dhe mishi i përpunuar janë ndër ushqimet që e rrisin rrezikun e diabetit.
Miti 6: “Duhet të humbni shumë peshë në mënyrë që ta ulni rrezikun për diabetin tip 2”
Ka njerëz që nga frika e zhgënjimit nuk ndërmarrin asnjë veprim lidhur me rënien në peshën, sepse konsiderojnë se e kanë të pamundur që të humbin 10-15 kg të peshës trupore. Por, është fakt i njohur se humbja e vetëm disa kilogramëve mund të bëjë një ndryshim të madh në uljen e rrezikut të diabetit.
Humbja e vetëm 5 deri në 7% të peshës trupore, (shpesh rreth 7-8 kg), mund ta përgjysmojë rrezikun për diabet.
Për më tepër, ju mund ta humbni atë peshë me ndryshime të vogla që nuk e bëjnë jetën aspak të vështirë.
Miti 7: “Nëse nuk keni simptoma atëherë nuk keni prediabet”
Prediabeti është pothuajse gjithmonë asimptomatik. Simptomat klasike të diabetit, të tilla si etja e shtuar, humbja e peshës, çrregullimi i të pamurit dhe lodhja zakonisht ndodhin vetëm pasi të jetë zhvilluar diabeti.
Analiza e sheqerit në gjak është mënyra e vetme për të ditur me siguri nëse keni prediabet.
Por, ju mund të merrni një ide mjaft të qartë nëse jeni në rrezik për prediabet ose diabet gjatë kontrollit që bën mjeku endokrinolog. Në këtë rast ju do të merrni edhe këshilla dhe rekomandime që sëmundjen e diabetit ta mbani sa më larg.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ekspertët zbulojnë ushqimet që ulin libidon

Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit