Barcelona dhe Espanyoli njihen si rival të urryer pasi që të dyja vijnë nga krahina e Katalunisë.
Derbi i Katalunisë cilësohet ndeshja mes Barcelonës dhe Espanyolit, e cila në çdo garë të mundshme luftohet në maksimum për fitore.
Rivaliteti i madh mes dy skuadrave njihet prej shumë kohësh dhe nga urrejtja e madhe mes vete, futbollistët nuk kanë preferuar të ndërrojnë ambient nga njëra anë në tjetrën.
Në gjithë historinë e klubeve janë gjithsej 22 lojtarë që më parë kanë veshur fanellën e Espanyolit dhe tani atë të Barcelonës.
Disa u bënë ‘tradhtarë’ duke nënshkruar drejtpërdrejt për ekipin tjetër në Barcelonë dhe disa të tjerë mbanin fanella të ndryshme përpara se të transferoheshin në Camp Nou.
Sola, Vantolra, Padron, Portas, Franco, Gonzalvo, Quique, Elias, Cardus, Canal, Flotat, Camps, Marcial, Ramoni dhe Ramos kanë veshur të dy fanellat, së pari të Espanyolit dhe pastaj të Barçë.
Por, ju më poshtë zbuloni historinë e ‘Coutinhos’ dhe shtatë tjerëve të fundit që ishin ‘papagall’ para se të bëhen ‘gënjeshtarë’.
Igor Korneev
Xavier Eschaich
Ernesto Valverde
Miquel Soler
Urbano Ortega
Canito
Javier Urruticoechea
/Telegrafi/