LAJMI I FUNDIT:

Shtatë bulevarde do të mbyllen për vizitën e Papës, MPB bën thirrje për durim

Shtatë bulevarde do të mbyllen për vizitën e Papës, MPB bën thirrje për durim

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Toni Angellovski, sot në konferencë për shtyp tha se policia është e përgatitur për vizitën e Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se dita e nesërme do të kalojë në mënyrë të organizuar dhe ftoi qytetarët të kenë durim, pasi disa rrugë në pjesën qendrore do të mbyllen për komunikacion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë ditës së nesërme prej orës 06:00 deri 19:00 do të ketë ndalesë për lëvizje në unazën e madhe, ndërsa trafiku do të rikahëzohet në rrugë tjera. Pjesa ndaluese ku nuk do të lejohet lëvizje me makina fillon nga rruga ’11 Tetori’ tek udhëkryqi me rrugën ‘Koço Racin’, deri tek udhëkryqi me rrugën ‘Dimitrije Çupovski’. Ndalesë për makina gjithashtu do të ketë në rrugën ‘Dame Gruev’, ‘Maqedonia’, ‘Vasil Glavinov’, ‘Shën Klimenti i Ohrit’ dhe ‘Ilko Duka’. Bulevardi ‘Nënë Tereza’ tek Qendra Klinike gjithashtu do të mbyllet për makina prej orës 08:15 deri 10:15”, tha Angellovski.


Ai tha se gjithashtu “Ura e arteve” dhe “Ura e gurit” do të jenë të mbyllura.

Ndërsa ndjekja e liturgjisë së papës nuk do të lejohet të ndiqet nga hapësirat e ndërtesave në qendër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori