Shtabi i Krizës në Tetovë dje ka mbajtur mbledhje, ka sjellë disa vendime

Më 31.05.2022 (e martë) me fillim në orën 15:00 u mbajt mbledhja e Shtabit të Krizës në Komunën e Tetovës lidhur me gjendjen e krijuar pas vërshimeve dhe zjarrit që kaploi depon për materiale izoluese në Tetovë, ku u diskutua në detaje gjendja momentale dhe nevoja për ndërmarrjen e hapave konkret .
Shtabi i Krizës në Komunën e Tetovës pas shqyrtimit të gjendjes momentale solli këto konkluzione:
1. Të vendoset ekip kujdestari nga NJTKZ –Tetovë dhe SPB për siguri si dhe nga Ndihma e Shpejtë në vendin që u përfshi nga zjarri në 24 orët e ardhshme;
2. Të angazhohet Inspektoriati Komunal Tetovë që të përgatis raport për gjithë objektet industriale se cilës kategori i takojnë (çfarë elaborate posedojnë) dhe ku i deponojnë mbetjet industriale; Pronarët pas përfundimit të ekspertizës ligjore në afat sa më të shkurtër të bëjnë sanimin e mbeturinave nga zjarri në baze të standardeve ekologjike.
3. Nga përvojat që kemi patur ditëve të fundit, pra komuna e Tetovës që nga dita e Diel (29 Maj) e deri më sot (31 Maj) ka vënduar në funksion të gjitha resurset si njerzore ashtu edhe matrialo teknike në sanimin e situatës së krijuar si nga vërshimet por edhe nga zjarri, andaj ne kërkojmë zgjerim të kapaciteteve e NJTKZ si nga numri i të punësuarve poashtu edhe mjeteve të nevojshme me të cilët posedon, sepse janë të pamjaftueshme për të mbuluar territorin e 5 komunave përreth, prandaj kërkojmë që të jepet pëlqim për ritjen e numrit të të punësuarve në NJTKZ, si dhe Qeveria të furnizojë NJTKZ me mjetet e nevojshme, me qëllim që në raste të tilla të mund të jenë më efikas dhe produktiv. Gjithashtu kërkojmë që të punësohen edhe puntor të tjerë por të sillen edhe makina adekuate që raste të fatkeqësive tjera të mos kemi probleme në intervenim dhe të parandalojmë tragjedi më të mëdhaja.
4. Qeveria të ndihmojë në kompenzimin financiar pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara ndaj personave fizik si dhe objekteve shkollore dhe infrastrukturës publike nga moti i lig që kaploi rajonin e Tetovës.
5. Kërkesë deri te Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të kontrollojë dhe konstatojë se a është funksional stacioni matës i cilësisë së ajrit në Tetovë – qasje direkte në të dhënat momentale për cilësinë e ajrit, në të kunderten të sjell aparat mobil për këtë qëllim.
6. Kërkesë deri tek Qeveria e Maqedonisë së Veriut që të ndihmojë me maqineri për pastrim(larje) të rrugëve si dhe mjete për dezinfektimin e të njejtave dhe objekteve të dëmtuara nga vërshimet në Tetovë.
Nga Komuna e Tetovës thonë se kërkesat që linden si pasojë e Konkluzioneve të mbledhjes së Shtabit të Krizës, nga dita e sotme (e mërkurë) do t’i drejtohen edhe Qeverisë, me qëllim ndërmarrjen e masava në afat sa më të shkurt kohorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Apeli vërteton lirimin e Daut Goranit nga akuzat lidhur me rastin “Stenta 2”

LSDM: Mickoski dhe Taravari zhyten në gënjeshtra, pse nuk e refuzojnë menjëherë ofertën për parkingun në Klinikën “Nënë Tereza”

Kishte urdhër mbrojtës – i dyshuari nga Graçanica ushtron dhunë ndaj një gruaje

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa