Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka thënë sot se Shërbimet e dializës nuk janë ndalur, pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme.

Megjithëse ka pasur raportime të shumta për mungesë të materialit për shërbimet e dializës në Spitalin e Gjilanit, nga SHSKUK thonë se pacientët po e marrin trajtimin.


“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për shkak të informatave të ndryshme, në shumë raste të paverifikuara, sqaron se Shërbimet e dializës nuk janë ndalur, pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme.

Për momentin, ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve. ShSKUK, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të stabilizohet plotësisht”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/