LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari që po shkëlqen në futboll në Amerikë

Shqiptari që po shkëlqen në futboll në Amerikë

Gent Shala, programin për shkëmbimin e studentëve e ka shfrytëzuar edhe për të shfaqur talentin e tij në futboll, por edhe për të realizuar ëndrrën e tij për basketbollin.

Në qytetin e Hudson Falls, Washington, Shala, i cili tani ka mbushur 17 vjeç, luan për klubin e futbollit Tigers dhe tani është bërë pjesë e rëndësishme e klubit, transmeton Koha.net shkrimin e “Poststar.com”.

Përkundër që ka një gjatësi prej 1.95 centimetrave, dhe ka një dashuri të madhe për basketbollin, Shala me talentin e tij ka impresionuar amerikanët e klubit Tigers që e kanë marrë në ekipin e tyre. Ai në Kosovë ka qenë student në një kolegj privat, përmes së cilit ka arritur që të shkojë në Amerikë.

Ëndrra e tij është që të luajë në ndonjë kolegj të basketbollit në Amerikë.


“Gjithmonë flas për basketbollin, dhe ëndrra ime është që të luaj në ndonjë kolegj këtu në Amerikë”, është shprehur Shala.

Në fillim Shala kishte shkuar në Boston, por, për shkak të disa mosmarrëveshjeve me shkollën, ai u transferua në “Tom and Betty Nassivera” në qytetin e Hudson Falls.

“Ka funksionuar shumë mirë për të. Ai luan futboll, por është si një basketbollist, nuk e ka shpejtësinë që do të doja, por ka një këmbë të mirë. Shpresoj se pas këtij sezoni në futboll të kthehet në sportin që ai e dëshiron”, është shprehur trajneri i tij, Jerry Kilmartin.

Shala, i cili luan në mesfushë, deri më tani ka shënuar gjashtë gola dhe katër asiste për ekipin e tij.

“Kjo është një mënyrë e mirë që të rri në formë të lartë për basketbollin, pasi trajneri na detyron të vrapojmë shumë dhe kjo më ndihmon”, është shprehur Shala