LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari po përdor konventën evropiane për të shmangur deportimin nga Britania

Shqiptari po përdor konventën evropiane për të shmangur deportimin nga Britania

Një shtetas shqiptar i dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike është duke përdorur ligjin evropian për të shmangur deportimin nga Britania e Madhe kur të përfundojë burgun.

Eldjord Ajazi, një korrier në biznesin e kokainës, mendohet të ketë fituar 450 mijë paund nga kjo veprimtari kriminale përpara se të arrestohej nga policia.

35 vjeçari mbërriti në vitin 2006 në ishull dhe që prej asaj kohe qëndroi ilegalisht në vend, derisa u arrestua në 2020. Ai u shpall fajtor për trafik droge dhe u dënuar me 45 muaj burg në shkurt të 2021.


Por ish-punonjësi i ndërtimit tashmë i trembet depërtimit dhe për këtë arsye ka hapur një proces që të ndalojë kthimin e tij në Shqipëri.

Ai po përdor një ligj nga Konventa Evropiane për të Drejtat e njeriut, sipas të cilit, një prind ka të drejtën të ketë kontakt me fëmijët e tij. Ditët e fundit gjykata mësoi se Ajazi ka një djalë 2 vjeç, i cili ka lindur gjatë kohës kur ishte në burg, raporton A2 CNN.

Konventa për të Drejtat e Njeriu po përdoret shumë shpesh kohët e fundit nga emigrantët në Britani dhe për këtë arsye, kryeministri Sunak po mendon të tërheqë vendin prej saj në mënyrë që të vijojë me largimin e emigrantëve të paligjshëm.

Avokatja e shqiptarit tha përpara trupit gjykues se Eldjordi ishte në dijeni të krimit që kishte kryer dhe ishte penduar për të dhe shtoi se është shumë e rëndë që ta ndash babanë nga fëmija dhe partnerja e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori