LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari plagos me armë zjarri djalin 19-vjeçar të partneres në Milano

Shqiptari plagos me armë zjarri djalin 19-vjeçar të partneres në Milano

Një djalë 19-vjeçar është duke luftuar për jetën pasi është plagosur rëndë nga partneri i nënës, i cili është shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Milano, në Itali.

Sipas mediave i riu kishte ndërhyrë për të mbrojtur nënën e tij, e cila ishte dhunuar nga partneri i saj, 46-vjeçari me kombësi shqiptare.

46-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.


Ndërkohë 19-vjeçari, i cili u godit nga një plumb mes qafës dhe klavikulës, tashmë ndodhet i shtruar në repartin e kujdesit intensiv të spitalit Niguarda në Milano.

Tragjedia ndodhi rreth orës 3:40 të natës midis së shtunës dhe të dielës jashtë një ndërtese në numrin 41 të via XXV Aprile në Novate Milanese, një komunë me 20 mijë banorë në periferi veriore të Milanos.

Sipas mediave italiane 19-vjeçari dhe partnerja e nënës së tij, një grua ukrainase, janë përfshirë në një debat të dhunshëm. Më pas burri ka nxjerrë armën e tij , një Beretta e kalibrit 84, duke shpërthyer me një të shtënë në drejtim të djalit, i cili më kot u përpoq të dilte në rrugë për t’i shmangur plumbit.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq

Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq

Drejtësi
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori