LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari në SHBA vret ish-gruan, rrëmben vajzën 8-vjeçare

Shqiptari në SHBA vret ish-gruan, rrëmben vajzën 8-vjeçare

Një 32-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, në Clearwater të Floridas.

Mediat lokale raportojnë se Renato Muhaj pasi i mori jetën ish-partneres së tij, Suela Saliaj, rrëmbeu edhe vajzën 8 vjeçare që kishte ardhur në jetë nga martesa e tyre.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, kur fillimisht Muhaj ka hyrë në banesën e prindërve të tij në Oakbrook Village Apartments, duke i goditur të dy. Më pas iu ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë.


Më pas ai iu drejtua bllokut të banesave në Clearwater Largo Road, ku oficerët gjetën trupin e pajetë të Saliajt. Ndërkohë, 34-vjeçari ishte zhdukur së bashku me të bijën Alesia, me një makinë “Kia Sportage” ngjyrë ari.

Pak orë pas ngjarjes Muhaj u lokalizua nga celulari i tij po në Clearwater dhe policia gjeti brenda automjetit vajzën e çiftit, ndërsa arrestoi 34-vjeçarin nën akuzën e vrasjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori