Në luginën e Preshevës, as shqiptarët dhe as serbët nuk i kushtojnë shumë vëmendje dhe nuk flasin për ndryshimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.
Kështu shkruan AFP, e cila citohet edhe nga mediat të tjera ndërkombëtare. Ata janë të zënë, në përpjekje për të përballuar jetën mes vështirësive, shkruan tutje gazeta.
“Një nga rajonet më të varfra të Serbisë, Presheva në vitin 2001 pati një konflikt të shkurtër kur guerrilasit etnikë shqiptarë morën armë duke kërkuar të bashkoheshin me Kosovën fqinjë”.
Shumica e shqiptarëve etnikë shpallën pavarësinë nga Serbia në 2008, një vendim që Beogradi ende e refuzon.
Por këtë verë, presidentët i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandar Vuçiq, hodhën idenë e korrigjimit të kufijve për të zgjidhur përfundimisht konfliktin e gjatë mes tyre.
AFP thotë se mediat kanë raportuar për një shkëmbim të mundshëm të veriut të Kosovës, të banuar kryesisht nga etni serbe në qytetin e ndarë të Mitrovicës dhe Luginën e Preshevës, një zonë me shumicë etnike shqiptare.
Nga 75,000 banorë të luginës, 60,000 besohet të jenë shqiptarë.
Luftë nuk ka, por e vendosur mes Serbisë, Maqedonisë dhe Kosovës, Lugina mbetet një zonë e goditur nga papunësia e lartë dhe e ndjekur nga shërbimet serbe të sigurisë.
Megjithëse nuk ka një shifër zyrtare, në luginë funksionojnë qindra ushtarë dhe policë.
Kompanitë e mëdha të epokës jugosllave janë zhdukur, të tilla si fabrika e plastikës “7 korrik”, fabrika e shtypit “Grafofleks”, firma tregtare “Buducnost” dhe një fabrikë për klasifikimin e duhanit.
Papunësia e lartë
Papunësia është rreth 70%, tregojnë shifrat zyrtare.
Fasadat e shkatërruara të Preshevës dëshmojnë për mjerimin. Paga mesatare mujore mezi i arrin 100 euro ose 117 dollarë.
Në qytetin tjetër Bujanoc, ku fabrika e ujit mineral Heba ofron vende pune, paga mesatare arrin në 200 euro, megjithëse është sa gjysma e pagës mesatare të Serbisë.
“Pa perspektivën e punës, të gjithë do të përfundojmë duke u larguar”, tha për AFP Jonuz Kamberi, një 24-vjeçar shqiptar.
I riu i papunë foli pak për shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve.
“Gjithsesi, ata nuk do të marrin mendimin tim “, tha ai.
“Një shkëmbim territori do të ishte “budallallëk”, tha Bratislav Trajkoviq, një serb 64 vjeçar nga fshati multietnik i Reljanit.
“Ajo që na duhet është puna, dhe të gjithë, serbët dhe shqiptarët mendojnë të njëjtën gjë”, tha Trajkoviq.
Serbe e shqiptarë kundër korrigjimit të kufijve, kërkojnë punë
Të dyja palët janë nën presion nga Brukseli për të përfunduar një marrëveshje.
Serbia po negocion për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Kosova dëshiron të hapë bisedimet e anëtarësimit me bllokun dhe gjithashtu të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Në një tjetër qytet, Slavujevc, rreth 500 banorë janë serbë.
55 vjeçari Stojan Nedeljkoviq tha se besonte se një linjë e re kufitare “nuk do të zgjidhë ndonjë problem, as për serbët as për shqiptarët”.
“Shqetësimi kryesor është se njerëzit nuk kanë mjetet për të jetuar, shtoi Nedelkoviç, babai i papunë, i 5 vajzave.
Ata kërkojnë ndërtimin e një fabrike në këto zona.
“Një fabrikë do të ndryshojë gjithçka”, tha Nenad Djordjeviq, një punonjës i metalit.
Por nëse asgjë nuk ndryshon “të gjithë fëmijët do të largohen”, shtoi Djordjeviq, i cili punon në një fabrikë të drejtuar nga një shqiptar.
Armend Aliu, zëvendës-kryetari i komunës së Preshevës, tha se shteti serb “injoroi kërkesat e thjeshta”, si një zonë industriale për të tërhequr investitorë, një kalim të ri kufitar me Maqedoninë dhe libra shkollorë në gjuhën shqipe.
“Mosveprimi i Beogradit mund të nxisë aspiratat nacionaliste”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite