Demokracia e drejtpërdrejtë u eksperimentua për herë të parë në demokracinë athinase rreth vitit 508 p.e.s., me pjesëmarrje kufizuese (qytetarë meshkuj, duke përjashtuar skllevërit) në një popullsi të vogël. Me kufizime të ngjashme, demokracia romake ndoqi të njëjtën gjë rreth vitit 449 p.e.s., duke përfshirë formulimin e qytetarëve dhe miratimin e ligjit, si dhe veton e qytetarëve të ligjit të miratuar nga legjislatura.
Në kohët moderne, demokracia e drejtpërdrejtë ka një traditë të hershme në disa nga kantonet zvicerane, duke datuar që nga shekulli XIV. Që nga viti 1848 e deri më sot, në Zvicër janë mbajtur mbi 550 referendume apo mesatarisht tri referendume çdo vit. Italia e bashkuar, në mënyrë efektive, me referendume në shekullin XIX, renditet e dyta me rreth 70 vota kombëtare për gjithçka – nga divorci te aborti, droga, sindikatat dhe sistemi zgjedhor. Pas marrjes së pavarësisë nga Britania në 1921, shteti i ri i Irlandës vendosi që Kushtetuta e saj e vitit 1937 mund të ndryshohej vetëm përmes referendumeve. Që nga ajo kohë ka pasur 35 referendume kushtetuese, mesatarisht rreth një në dy vjet e gjysmë. Ato variojnë nga vota të rëndësishme për Evropën, divorci, martesa e të njëjtës gjini dhe aborti, deri te misterioze, të tilla si rregulloret për konfidencialitetin e kabinetit dhe hetimet parlamentare. Referendumet e shndërruan Irlandën nga një teokraci kuazi-katolike në një fener liberal.
Referendumet janë bërë gjithnjë e më të popullarizuara në kohët e fundit, si një mjet për drejtimin e pavarësisë në Eritrea, në Kuebec, në Katalonjë, në Skoci apo në Sudanin e Jugut pasi vetëvendosja kombëtare kthehet në modë dhe qeveria nuk arrin të flasë për nevojat e provincave që ndihen të margjinalizuara.
Në vendin tonë referendumi është një e drejtë kushtetuese dhe përfaqëson formën më të pastër të ushtrimit të demokracisë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli. Referendumi është parashikuar në nenet 150, 151, 152, 177 dhe 108, pika 4 e Kushtetutës. Referendumi për projekt-kushtetutën i 6 nëntorit 1994 u hodh poshtë nga zgjedhësit, ndërkohë që ai i 29 qershorit 1997 për formën e qeverisjes konkludoi me shumicën e zgjedhësve që votuan ‘pro’ Republikës. Por, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së vitit 1998, e cila u miratua nga Kuvendi dhe më pas u “ratifikua” me Referendum Popullor, nuk kemi pasur asnjë rast të zhvillimit të referendumit edhe pse kemi pasur disa nisma nga qytetarët nëpërmjet organizimeve të tyre. Edhe pse kushtetuta u ndryshua në vitin 2008 dhe në 2016, si legjislacion në fuqi për referendumet mbeten dispozitat e Kodit Zgjedhor të vitit 2003. Asnjëherë nuk janë rishikuar apo diskutuar rekomandimet mjaft të rëndësishme, që janë bërë për referendumet nga Komisioni i Venecias apo OSBE/ODIHR edhe pse Kodi Zgjedhor është ndryshuar shume herë (së fundmi në tetor 2020). Ekziston nje vakum ligjor dhe vendi ende nuk ka një ligj të posaçëm për referendumet.
Nisma e INFOÇIP – Qendra për Çështjet e Informimit Publik për hartimin e projektligjit ‘Për referendumet’ që ka hyrë tashmë në një proces legjislativ dhe i referohet modelit polak, duhet përgëzuar. Një nga risitë e këtij projektligji është heqja e barrës financiare të organizimit të referendumeve grupeve nismëtare. Kjo barrë i ngarkohet nga ky projektligj buxhetit të institucioneve publike. Parashikimet e deritanishme që gjenden në Kodin Zgjedhor ngarkonin me barrë financiare grupin nismëtar të referendumit, të cilët duhet të përballonin me shpenzimet e tyre mbledhjen e firmave dhe fushatën referendare. Për të mundësuar efektivisht të drejtën e marrjes pjesë në referendum të çdo shtetasi shqiptar me të drejtë vote, projektligji i referohet gjithashtu nënshkrimit elektronik, si një realitet ligjor në Republikën e Shqipërisë. Nënshkrimet për një nismë referendare mund të mblidhen edhe në rrugë elektronike, online përmes portalit që mundësohet për këtë qëllim sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjate periudhës së pandemisë COVID-19, përdorimi i sistemeve online është një domosdoshmëri sa i takon procesit të mbledhjes së firmave nga qytetarët për të legjitimuar përmes nënshkrimit elektronik marrjen e nismës referendare si mjet i rëndësishëm për të lehtësuar apo garantuar aksesin në të drejtën referendare të shtetasve shqiptarë.
Një nga arsyet kryesore pse referendumet konsiderohen një ide e mirë është vlera e tyre si një ushtrim në demokracinë e drejtpërdrejtë. Fushatat e referendumit përfshijnë publikun kombëtar, shpesh pasiv dhe nganjëherë të përjashtuar në mënyrë aktive, në debatin politik dhe vendimmarrje. Ata që shohin virtytin në idenë e një lidhjeje më të drejtpërdrejtë midis vullnetit popullor dhe levave të pushtetit i admirojnë ata si një instrument i fuqizimit për njerëzit shumë shpesh të lënë pas dore. Të lodhur nga një klasë politike e cila gjatë 30 viteve të zhvillimit të demokracisë tranzitore rriti pabarazinë ekonomike, abuzoi me fondet dhe asetet publike dhe nuk arriti të plotësonte të drejtat më elementare të tyre, shqiptarët gjithmonë e më pak besojnë se ‘demokracia’ është e aftë t’ju sigurojë një të ardhme të begatë për veten dhe familjet e tyre.
Largimet masive të të rinjve nga Shqipëria edhe pas 30 vitesh demokraci janë një sinjal alarmi dhe një tregues se mekanizmi demokratik, ekonomik dhe social i ka lënë atë të papërfshirë. Në një artikullpër një nga mediat e shkruara profesor Fatos Tarifa theksonte se ‘Shqipëria sot është një kakistokraci (një qeveri që drejtohet nga njerëzit më të papërshtatshëm, më të paaftë, më pa eksperiencë), sepse një pjesë e madhe e anëtarëve të parlamentit, të cilët – të paktën në këta 12 vitet e fundit – janë zgjedhur jo nga qytetarët e këtij vendi por nga kryetarët e tri partive politike më të mëdha, janë tërësisht të paditur, për të mos thënë injorantë. Padija dhe injoranca e shumë prej atyre që hartojnë dhe miratojnë ligjet e këtij vendi, ata ligje që administrojnë jetët tona dhe që do të duhej të garantonin sigurinë dhe mirëqenien tonë, janë të frikshme.
Të paditur ka edhe mes atyre që bëjnë pjesë në qeverinë e këtij vendi. Padija dhe injoranca nuk janë të dëmshme vetëm sepse ato pengojnë zgjidhjen e problemeve reale të shoqërisë; ato bëhen shkak për absurditete të çdo lloji. Injoranca, gjithashtu, ushqen dhunë dhe krijon monstra politike.’ Besimi i qytetarëve tek institucionet qeverisëse apo sistemi i drejtësisë i ‘reformuar’ është në nivele jashtëzakonisht të uleta. Në 20 vitet e fundit shumë çështje si ndërtimi i TEC-it në Vlorë (një vepër ikonë e shpërdorimit të fondeve publike pasi kushtoi 130 milionë dollarë dhe mbetet akoma jofunksional), importi i armëve kimike nga Siria, ndryshimet kushtetuese të 2008-s apo 2016-s, ligji për importin e mbetjeve apo ndërtimi i inceneratorëve (sasi azbesti, vajra të ndotur apo tonelata mbeturinash elektroshtëpiake bllokohen çdo ditë në portet italiane, që kanë për destinacion Shqiperinë, pasi klasifikohen të rrezikshme për mjedisin), do të mund të kishin marrë zgjidhje nëpërmjet referendumit.
Fatkeqësisht, te ne, ende nuk është formuar kultura politike ku qytetarët të revoltohen, të protestojnë dhe të iniciojnë nisma për referendum pa pasur nevojën e një përkrahjeje apo mbështetje nga forcat kryesore politike në vend për çështje që kanë një impakt të drejtpërdrejtë në jetët e tyre, por vazhdojnë të mbeten të nënshtruar dhe indiferentë. Shqiptarët duhet të imponojnë me kurajo hartimin e një agjende legjislative për adoptimin pa vonesë të ligjeve referendare, pasi në të kundërt demokracia rrezikon te përkeqësojë më tej cilësinë e saj dhe të cënojë më tej ekuilibrat e saj të brendshëm. Kushtetuta jonë e sanksionon edhe në nenin 2 të saj, që “Populli e ushtron sovranitetin përmes përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti”. Në një vend ku ka më tepër se 30 vite që elitat politike të korruptuara riciklohen, rikthimi i të drejtës referendare do t’i bëjë qytetarët shqiptarë më të përfshirë dhe të kenë një zë më të fuqishëm në vendimmarrje.
(Autori është këshilltar për çështjet e ballkanit perëndimor pranë Parlamentit Evropian)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lindon-emerllahu-780x439.jpg)
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht