Më shumë se 100.000 azilkërkues marrin para që nga viti 2014 për t’u larguar nga Gjermania, në formë ndihme. Shqiptarët renditen të parët për marrjen e saj.
Kush kthehet vullnetarisht pas një procedure azili të dështuar mund të aplikojë për ndihmë financiare të kthimit. Për autoritetet gjermane ky variant është ai më pak i kushtueshmi, se sa dëbimi. Por një pjesë e këtyre personave rikthehet prapë në Gjermani.
Që nga viti 2014, kur kjo ndihmë ofrohet, e kanë marrë atë më shumë se 100.000 vetë, shkruan agjencia e lajmeve dpa.
Por sipas përgjigjes së qeverisë gjermane ndaj kërkesës së grupit parlamentar liberal, FDP në Bundestag afër 2% e tyre rikthehen sërish në Gjermani. “2506 persona nga 102.761 azilkërkues të refuzuar që janë larguar vullnetarisht, kanë bërë pas rikthimit në Gjermani kërkesë pasuese për azil në vitet 2017-2019”, citon dpa përgjigjen e qeverisë gjermane.
Shqiptarët renditen të parët tek ata që e marrin ndihmën gjermane të kthimit, i ashtuquajturi program i federatës dhe lendeve për rintegrimin. 1345 vetë. Serbët po ashtu, 1088 renditen ndër ata që e pranojnë më shpesh këtë ndihmë. Por edhe shumë azilkërkues të refuzuar nga Gjeorgjia, Rusia, Maqedonia veriore dhe Iraku e marrin ndihmën e kthimit. Më pak ky program është përdorur nga azilkërkues të refuzuar nga Afganistani dhe Turqia.
Paratë kthehen në rast të rikthimit në Gjermani
Por parimisht një azilkërkues mund të marrë vetëm 1 herë ndihmë në para nga programi i ndihmës. Kush e merr këtë ndihmë dhe pastaj kthehet sërish në Gjermani duhet ta rikthejë atë. Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane janë rikthyer 83.000 euro. Ndërsa për programin në vitin 2018 janë shpenzuar 9,5 milionë euro. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar, Stephan Thomae ka reaguar pas përgjigjes së qeverisë federale. “Çdo vit rreth 1000 kërkesa pasuese të azilit nga azilkërkues të refuzuar me vendim kthimi flasin një gjuhë të qartë. Programin e ndihmës për kthim ai e cilëson si një program që dukshëm krijon “stimuj të gabuar”, citon dpa, Stephan Thomae.
Një pjesë tjetër e azilkërkuesve janë rikthyer në të njëjtën kohë për shkak të bashkimit familjar, studimit apo për punë në Gjermani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker