LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët tani kanë një kryemjeke në Gjermani

Shqiptarët tani kanë një kryemjeke në Gjermani

Mjekja Margarita Dalipi Mustafai me prejardhje nga Struga, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, mjekun Ardian Mustafai nga Tetova, vite me radhë profesionin e tyre e ushtrojnë në Gjermani, shkruan gazeta KOHA.

Së fundmi, Margarita ka arritur që pas përfundimit të specializimit 5 vjeçar në fushën e Mjekësisë Interne në Klinikën në Frankfurt (ODER)-të Gjermanisë, së fundi është emëruar nga ana e Klinikës si kryemjeke. Ajo është emëruar kryeinfermiere ne repartin e Mjekimit Intensiv IMC. Me këtë ajo është e para a femër shqiptare në Gjermani me këtë post.

Që të dy një kohë të gjatë jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Si edhe shumë kuadro të tjerë, edhe këta dy mjek u larguan nga vendi për arsye ekonomike dhe financiare dhe mos pasja e mundësisë së gjetjes një vend pune pas përfundimit të shkollimit. Përndryshe, Margarita Dalipi Mustafai u lind Strugë, shkollimin fillore dhe atë të mesëm i kreu në Strugë, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë – dega mjekësi e përgjithshme në Universitetin e Shkupit në Shkup.


Pas diplomimit ka punuar 3 muaj në cilësinë e mjekut amë në Shkup, si dhe 1 vit si mjeke në Shtëpinë e Shëndetit, Ndihma e Shpejtë në Strugë, dhe njëkohësisht si profesoreshë e lëndëve mjekësore në Shkollën e mesme profesionale në Strugë. Fillimisht ka punuar në klinikën Dessau-Rosslau për gati tre vite. Tash punon në Klinikën Shtetërore në Frankfurt. Ardian Mustafai u lind në Tetovë, ku edhe e kreu shkollën e mesme në gjimnazin e Tetovës, ndërsa e ka kryer Fakultetin e Mjekësisë – dega Mjekësi e përgjithshme në Universitetin e Prishtinës.

Pas mbarimit të studimeve, gati 2 vite ka qenë i punësuar si mjek në Shtëpinë e Shëndetit, në Ndihmën e Shpejtë në Tetovë. Specializimin me vetëfinancim e kreu në në Klinikën Universitare në Shkup. Gati 1 vit ka qenë i punësuar në Repartin e Klinikës Interne në Republikën e Baden Wurtemberg dhe Republikën e Branderburgut. Tash së fundmi punon në HELIOS-KLINIKUM, rajoni i Berlinit në Repartin e angiologjise.