Ka dramë më të madhe sesa djegia e fletëve të librave! Një prej tyre është të mos i lexosh ato. Sipas statistikave kulturore të INSTAT-it, më shumë se një e treta e banorëve të Shqipërisë nuk ka lexuar asnjë libër vitin e kaluar.
“Përgjithësisht vijnë lexues të rregullt. Normalisht që ka edhe klientë që i shohim rrallë, që vijnë një herë në vit ndoshta. Të rinjtë shqiptarë, nga çfarë vëmë re ne lexojnë pak, ndoshta nga zhvillimi i teknologjisë. Grupmoshat 30-40 vjeç blejnë më shumë dhe letërsi të mirë”, thotë Antonio Cikollari, punonjës librarie.
Nga 2.8 milionë shqiptarë, vetëm 44 mijë prej tyre kanë lexuar më shumë sesa 10 libra në vit. 102 mijë banorë të tjerë kanë lexuar nga 5 deri në 10 libra gjatë vitit të kaluar.
“Unë nuk rri këtu, jetoj jashtë shtetit. Por lexoj, po”, thotë një qytetar.
“Kohën e lirë e kaloj me telefonin, normale. Nuk lexoj, s’i kam pasion librat”, thotë një e re.
“Sa mirë do të ishte të lexonim, por e kam shumë të ngushtë kohën. Pothuajse nuk lexoj fare”, tha një zonjë.
“Jo edhe aq shumë, por lexoj disi. Ndoshta dy libra”, thotë një i ri.
Nga ana tjetër, në Bashkimin Evropian, “Eurostat” raporton se rreth 20% e popullsisë janë lexues të rregullt dhe se një evropian shpenzon gati 200 euro për libra. Por, si në BE, edhe në Shqipëri, shpenzimet për libra nga viti në vit janë në rënie, ndërkohë që banorët harxhojnë më shumë parà për ushqim, veshje dhe aksesorë. /Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Vdes dramaturgu i njohur, Petrit Imami

Gjithçka mund të harroj, por jo motrën time që ka vdekur…

Tru apo këpucë për shqiptarët?

Vlerat estetike

Dosjet e Sigurimit të Shqipërisë dhe planet për përbaltjen e Martin Camajt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës