Kthimi i pronave të uzurpuara te pronarët e ligjshëm mbetet një parakusht i domosdoshëm për kthimin e qytetarëve shqiptarë të zhvendosur nga veriu në jug të Mitrovicës. E njëjta vlen edhe për serbët e zhvendosur nga jugu në veri të këtij qyteti, ndonëse sipas shifrave zyrtare, ata janë në numër shumë të vogël.
Më shumë se 400 prona dhe banesa banimi llogaritet se janë të uzurpuara në veri të Mitrovicës. Pronarët e tyre janë kryesisht banorë shqiptarë, të cilët janë detyruar që për afër 20 vjet të jetojnë me qira në jug të këtij qyteti apo edhe në qytete tjera. Ndërkaq, pronat dhe banesat e serbëve në jug të Mitrovicës, sipas autoriteteve lokale të atjeshme janë shitur nga vet pronarët e tyre.
Mitrovica, është një qytet me dy komuna, atë veriore të banuar me shumicë serbe dhe komuna jugore e dominuar nga popullata shqiptare.
Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës për komunitete, Bashkim Cimili, tha për Radion Evropa e Lirë se uzurpimi i pronave të shqiptarëve në veri të Kosovës nga serbet, vazhdon të jetë një nga problemet kryesore.
Cimili thekson se për kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre, asnjëherë deri më tash nuk është diskutuar në organet komunale të Mitrovicës veriore.
“Nuk kemi të kthyer dhe është njëri ndër problemet kryesore, kthimi i shqiptarëve në pronat e tyre. Mund të themi se të uzurpuara janë më shumë se 400 banesa të cilat ndodhen në objektet kolektive dhe janë diku 250 shtëpi të djegura të cilat ende nuk janë rindërtuar”, tha Cimili.
Nga ana tjetër, Adrijana Hoxhiq, shefe e administratës komunale të Mitrovicës së Veriut, tha se kthimi i banorëve në pronat e tyre në veri të Mitrovicës është një sfidë për komunën dhe për institucionet e tjera në nivelin qendror. Ajo thotë se në këtë drejtim nuk ka pasur nisma të duhura për shkak të ndjeshmërisë politike.
“Edhe në ato pjesë ku njerëzit kanë tentuar që të kthehen, për shembull në lagjen ‘Kroi i Vitakut’, unë e di që njerëzit kanë tentuar që të kthehen, por ky proces është politizuar”. Unë e di që diku afër 20 familje janë kthyer në banesat e tyre qendër të Mitrovicës”, tha ajo.
Hoxhiq thotë se autoritetet në nivelin qendror është dashur të merren më shumë dhe më herët me ketë problematikë.
“Komuna si komunë nuk ka edhe aq mundësi që ta ndihmojë këtë proces. Kur bëhet fjalë për pronën e uzurpuar, duhet të inkuadrohet edhe policia edhe i tërë sistemi juridik, kështu që me të vërtet për ta gjetur një zgjidhje duhet të zhvillohet një strategji në të cilën patjetër duhet të kyçet edhe niveli qendror”, tha Hoxhiq.
Ajo deklaroi se është e pakuptimtë që sot, pas kaq kohësh që kur ka mbaruar lufta, mbetet e pamundur për njerëzit, si në veri apo në jug që të kthehen në pronat e tyre.
“Unë nuk po e shoh që ekziston vullneti politik, kjo është e para, kurse së dyti, unë e di që institucionet kanë prioritete tjera, por askush nuk po merret me kualitetin jetësor të qytetarëve”, u shpreh Hoxhiq.
Zëvendësministri për Komunitet dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Milazim Gashi, tha se në veri të Kosovës, ka raste konkrete të kthimit të banorëve ku pronat e tyre kanë qenë të uzurpuar për shumë vjet.
“Situata dhe politika serbe ka ndryshuar në Kosovë, Lista Serbe e ka një domen të vetin dhe faktikisht ka një kryesues që qw sipas tij janw për zgjidhje. Na duhet edhe pak kohë. Sa i përket pjesës sonë jugore dhe komplet nëpër Kosovë, më nuk ka temë që serbët janë të rrezikuar që të kthehen në pronat e veta. Do të thotë janë të lirë dhe mund të kthehen”, tha Gashi.
Ai tha se në pjesën veriore duhet të ndryshojë edhe mentaliteti i banorëve që serbët ta kuptojnë realitetin.
Në Agjencinë Kosovare të Pronave zyrtarët kanë thënë se kanë shumë kërkesa për largimin e familjeve dhe personave që kanë uzurpuar banesat dhe pronat e shqiptarëve në veri të Mitrovicës. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tragjedia në Koçan, Taravari: 118 persona janë shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipit dhe Shkupit

Mickoski: Qeveria është mobilizuar, institucionet të marrin masa për të ndihmuar të lënduarit nga zjarri

Diell dhe vranësira, temperatura deri 23 gradë në Shqipëri

Toshkovski: Së paku 51 persona të vdekur në tragjedinë në Koçan

Zjarr në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, raportohet për viktima dhe të lënduar

Rama ndan pamjet nga Tuneli i Murrizit: Na e mori shpirtin, por e lidhëm Rrugën e Arbrit

Pamje se si nisi zjarri i kobshëm për dhjetëra viktima në Koçani

Trump kërkon mbylljen e dy mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE