LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët e Sparta Pragës shkëlqejnë në Ligën e Kampionëve me gol dhe asistime

Shqiptarët e Sparta Pragës shkëlqejnë në Ligën e Kampionëve me gol dhe asistime

Sparta Praga ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Shamrock Rovers për të avancuar tutje në kualifikueset e Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 6-2.

Në atë që ishte një ‘festival golash’ bie në sy paraqitja fantastike e tre yjeve shqiptarë, Qazim Laçi, Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci.

Laçi fillimisht dha një asistim shumë të mirë nga rivënia këndore në minutën e 41-të për Mathias Ross i cili shënoi për epërsinë e Spartës prej 2-1.


Ndërkohë Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci kombinuan mes vete për golin e katërt të Sparta Pragës, me këtë të parin që asistoi ndërsa Tuci shënoi.

Me paraqitjen e sotme Krasniqi e ka konfirmuar formën fantastike që po kalon tek klubi çek, teksa kujtojmë që ka shënuar një gol në elitën e futbollit çek.

Laçi në anën tjetër me paraqitjen e tij sonte ka dëshmuar edhe një herë tjetër pse është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm në ekipin çek./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori