Me Shqiponjën u njohëm në Prishtinë, në Panairin e Librit. Ajo e përfaqësonte Bibliotekën Françeskane nga Shkodra. Kishim bërë ca biseda rreth librave dhe në fund me mirësjellje ma dha një libër të cilin nuk e pagova – se nuk kisha të holla apo ma dhuroi, kjo nuk më kujtohet tash. E falënderova dhe ia urova gjithë të mirat! Takimin e radhës ia lamë rastit. Më tregoi se ku gjendet Libraria “Át Gjergj Fishta” dhe se aty mund ta gjeja kurdo që do të vizitoja Shkodrën.
***
Në një mëngjes vendosa të mos bëja plazh, por të shkoja në Shkodër. Mora një minibus që mbante linjën Velipojë-Shkodër. Pritëm derisa u fut edhe udhëtari i fundit, për ta mbushur kuotën e nevojshme për t’u nisur. Ajo që erdhi e fundit ishte një grua paksa “në peshë”. Me t’u nisur minibusi, ajo zonjë nisi të këndojë me një zë shumë të bukur – këngë popullore – dhe na nxiti që të gjithëve që ta përcjellim. E bëri udhëtimin shumë të këndshëm dhe shumë të shkurtër. Në Shkodër u përshëndetëm dhe shkuam në drejtime të ndryshme.
Pa e pasur të fiksuar cakun, duke e ecur nëpër pedonalen (shëtitoren) e Shkodrës, disi sikur vetë këmbët më quan te Libraria “Át Gjergj Fishta”. Hyra. Shqiponja ngriti kokën nga tavolina ku ishte duke shkruar diçka dhe me habi më tha: “Mos më thuaj se ke ardhur në Shkodër”?! U çua, u përshëndetëm dhe e mori çelësin nga sirtari dhe e mbylli librarinë për të dalë kah dera e pasme. Nuk e dija se ku të çonte ajo derë, por rrugës mësova se do të pranoja një dhuratë. Nga aty dolëm në oborrin e Kuvendit Françeskan, por unë akoma nuk e dija se ku jam. Hymë në një zyre plotë me libra. Kishte enterier të bukur. Aty nga ana e rafteve me libra ishte një tavolinë.

“Kjo është zyra në të cilën ka punuar Át Gjergj Fishta, kurse ai aty është zhguni i Át Zef Pllumit”, më tha Shqiponja, duke e shtrirë dorën në drejtim të varëses ku gjendej i varur zhguni. Nuk mund ta merrja veten; bëra ca pyetje dhe ajo i pohoi që të gjitha. Me lehtësi të një fluture më tregonte ekzemplarë të librave shumë të çmuar, dorëshkrime, ndër të tjera origjinalin e Çetës së Profetëve, Historinë e Skënderbeut të vitit 1580 etj.
Nuk mbaj mend dikën që më aq entuziazëm e bënte punën; me aq vullnet e krenari saqë më përloti. Ishin lotët e ngazëllimit dhe ndonjë mbase lot turpi, meqë nuk dija për ato letra që ma shndërruan atë vend në altarin e atdhedashurisë dhe të sakrificës njerëzore për popull dhe për atdhe.
Zemra m’u bë mal kur bisedën tonë e ndërpreu një mësuese e cila i kishte sjell nxënësit në vizitë të këtij tempulli. Shqiponja u shkëput për disa çaste; iu tregoi fëmijëve për Historinë e Skënderbeut, Kanunin e Lekë Dukagjinit … në fund i radhiti bukur dhe ua bëri ca foto për kujtim. Pasi e përcolli mësuesen, u kthye kah unë dhe më tha: “Tash dua të tregoj për Fishtën arkitekt”.

Nxori një revistë nga rafti dhe lexoi një fragment që fliste për Át Gjergj Fishtën si arkitekt. Aty thuhej se Fishta kishte ideuar Kishën e re të Motrave Stigmatine, Kishën e lagjes Arra e Madhe (Shkodër), Kishën e lagjes Rus (Shkodër), Kuvendin Françeskan në kishën e Lezhës dhe Kishën e Rubikut, si dhe kishte bërë ndërhyrje në Kuvendin Françeskan dhe në zyrën e bibliotekës ku gjendesha në atë moment.
Mbeta gojëhapur për këtë sekuencë dhe për këtë veprimtari të Fishtës të cilën nuk e kisha dëgjuar më parë. Pasi e vizituam oborrin e Kuvendit, obligimet e shumta që i kishte e shtynë Shqiponjën të më përshëndeste.
***
Pas kësaj dhurate të çmuar që ma bëri zonja Shqiponjë, Shkodra, për mua, atë ditë m’u ba nji tjetër Shkodër!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në ShBA

E rrëmbyen dhe u nisën në drejtim të Prishtinës me viktimën, ngritët aktakuzë ndaj të dyshuarve në Pejë

Formimi i qeverisë së re, Konjufca: Besoj i kemi numrat

Përplasja e Abdixhikut me Hotin në “Viber" për vjedhje të votave e akuzave për “skemë të organizuar kriminale”

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Pesë qytetarë nga Kroacia ecin për një muaj në këmbë për pelegrinazh në vendlindjen e tyre në Letnicë të Vitisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani