LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria me potenciale të mëdha për formimin e pilotëve të rinj

Shqipëria me potenciale të mëdha për formimin e pilotëve të rinj

Një grup ekspertësh të aviacionit, pilotë, ish-pilotë dhe të apasionuar, synojnë që të rikthejnë profesionin e pilotit në sektorin ajror shqiptar.

Synimi i tyre është ngritja e një ekosistemi të qëndrueshëm të aviacionit, si dhe trajnimi i profesionistëve të ardhshëm, të cilët do t’i shërbenin aviacionit civil, por edhe atij ushtarak.

Kjo iniciativë është bërë për të krijuar një mundësi të re për trajnim në Shqipëri për sa i përket aviacionit. Aktualisht Shqipëria nuk ka. Shqipëria ka një potencial shumë të madh për të zhvilluar trajnime të tilla.


Rikthimi i këtij profesioni është i shumëpritur për Agim Duron, i cili ka punuar për 30 vite si pilot.

Zanati i pilotit është diçka e veçantë. Është edhe nostalgji, dashuri“, thotë z. Duro.

Duro tregon më konkretisht se në cilën fazë është kjo nismë.

Falë edhe Drejtorisë së Aviacionit Civil, por edhe shtetit, që ka bërë ligjet, na ndihmuan shumë për të arritur deri këtu. Kjo është faza e parë. Faza e dytë është shumë më e komplikuar, se ka të bëjë me ngritjen e stafit pedagogjik dhe të instruktorëve, të cilët do të fluturojnë në ajër me studentët e rinj, të cilët do të kenë dëshirën për të fluturuar me ne,” shpjegon ish-piloti.

Aviacioni është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik, inovacionit dhe modernizimit.

Sipas një studimi të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil deri në vitin 2030 do të nevojiten mbi 2 milionë pilotë, teknikë mirëmbajtjeje, si dhe kontrollorë.

Për ekspertët e pranishëm, Shqipëria ofron potenciale të jashtëzakonshme për formimin e pilotëve dhe teknikëve të kualifikuar në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori