Edhe pse Shqipëria ruajti një shtesë natyrore pozitive prej rënies së numrit të vdekjeve në tremujorin e tretë të vitit, lindshmëria po pëson rënie të shpejtë duke thelluar trendin negativ të plakjes së shpejtë të vendit.
Sipas të dhënave të zyrës kombëtare të statistikave, INSTAT, lindjet në tremujorin e tretë 2022 ishin 6,172, duke shënuar një rënie me 19.6 për qind, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.
Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2022 është 5,130, duke shënuar një rënie prej 19.8 për qind, krahasuar me tremujorin e tretë 2021. Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e tretë 2022 tregon se janë 1,042 lindje më shumë se sa vdekje.
Në tremujorin e tretë 2022, gjashtë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në gjashtë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.
Në tremujorin e tretë 2022, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 928 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 139 vdekje më shumë se sa lindje.
Në tremujorin e tretë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021.
Në tremujorin e tretë 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2,172 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 90 lindje.
Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të tretë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Beratit me 8.7 për qind, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 28.7 për qind.
Në tremujorin e tretë 2022, në 11 qarqe të vendit u shënuan ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021.
Në tremujorin e tretë 2022, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 126 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1,244 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Lezhës me rënie prej 29.7 për qind.
Të dhënat e lindjeve sipas karakteristikave bazë demografike sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, e cila dërgon në INSTAT vetëm numrin e lindjeve të banuesve në Shqipëri.
Konsiderohen të gjitha lindjet e banuesve në Shqipëri gjatë periudhës referencë, duke mos marrë parasysh lindjet e banuesve jashtë Shqipërisë (emigrantëve), edhe pse mund të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile, pranë ish-vendbanimeve të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës