LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria planifikon rritje ekonomike prej 3.8% në 2017

Shqipëria planifikon rritje ekonomike prej 3.8% në 2017

Rritja ekonomike për vitin 2017 planifikohet në nivelin 3.8 %. Reformat dhe politikat e ndërmarra nga Qeveria e Shqipërisë synojnë që këtë vit të jemi një nga vendet me rritjen më të lartë në gjithë ish-bllokun komunist.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë një konference për shtyp në fund të muajit dhjetor tha se parashikojmë të jemi vendi i 2 me rritje në këtë grup vendesh dhe besojmë se do të jemi të parët në rajon.

Për vitin 2016 qeveria beson në një rritje ekonomike 3.3-3.5 % rritje e PBB. Kjo rritje, sipas ministrisë së Financave, është ushqyer nga gjallërimi i konsumit dhe investimeve private, të mbështetur nga rritja e pagave dhe punësimit, nga përmirësimi i besimit, si dhe nga kushtet e favorshme të financimi


Edhe Banka e Shqipërisë, parashikon një përmirësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike gjatë dy viteve në vazhdim. Motorri kryesor i rritjes do të vazhdojë të jetë gjallërimi i kërkesës private, ndërkohë që politika fiskale do të vazhdojë të mbetet në kahun konsolidues.

Buxheti i vitit 2017, krahas mbështetjes së rritjes ekonomike garanton kuadrin makroekonomik dhe konsolidimin fiskal përmes uljes së borxhit me 3%, duke zbritur në 69.1%.

Po ashtu të ardhurat rriten me 7.6% më shumë se në 2016-ën, duke arritur në 436 400 milionë lekë. Shpenzimet llogariten 467 599 milionë lekë dhe defiçiti 31 199 milionë lekë.

Investimet publike parashikohet të arrijnë në masën 5% e PBB. Gjatë këtij viti qeveria planifikon të financojë 20 miliardë lekë për reformat në sektorët kyçë, ndërsa do të akordojë 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori