LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria me nivelin më të ulët të mbulimit të kujdesit shëndetësor

Shqipëria me nivelin më të ulët të mbulimit të kujdesit shëndetësor

Vitin e shkuar, një shqiptar kreu mesatarisht tri vizita në qendra shëndetësore, ambulanca apo poliklinika. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i kontrolleve shëndetësore gjatë 2021-shit arriti në mbi 8 milionë.

Sipas të dhënave të INSTAT, pjesa më e madhe e vizitave u kryen në qendra shëndetësore me gati 43 për qind të totalit, duke u ndjekur nga kontrollet në ambulanca e poliklinika.

Ndërkohë, gati një në dhjetë qytetarë u shtrua në spitale për të marrë trajtim shëndetësor. Të dhënat tregojnë se vetëm në 43 spitale publike u shtruan gati 245 mijë shqiptarë, shifër kjo e rritur me mbi 43 mijë krahasuar me vitin 2020.


Shqipëria ka aktualisht nivelin më të ulët të mbulesës së kujdesit të shëndetësor në raport me popullsinë krahasuar me vendet e Rajonit e Evropës.

Sipas INSTAT, vitin e shkuar për çdo 100 mijë banorë pati vetëm 2 spitale në dispozicion. Ndërkohë numri i shtretërve përllogaritet në 3.3 për çdo 1 mijë banorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori