LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria nën epideminë e gripit, forma agresive e virusit është përhapur në të gjithë vendin

Shqipëria nën epideminë e gripit, forma agresive e virusit është përhapur në të gjithë vendin

Epidemia e gripit po shkon drejt kulmit të saj. Forma agresive e tipit A është përhapur në të gjithë vendin, duke prekur të mëdhenj e të vegjël. Mbi 19 mijë persona në javë raportohen më grip nga Instituti i Shëndetit publik, por shifrat e sëmundshmërisë në popullatë janë shumë më të larta.

Ekspertët e Shëndetit publik konfirmojnë se gripi I tipit A dhe nëntipet e tij A H1n1 dhe AH3N1po dominojnë në qarkullim ndaj infeksioneve të tjera, RSV dhe Covid.

Rritja e sëmundshmërisë në të gjitha grupmoshat ka shtuar fluksin e vizitave tek mjekët. por edhe rastet e rënda në spitale. Sanatoriumi, Spitali Infektiv dhe Pediatria janë të mbingarkuar për shkak të rritjes së urgjencave dhe shtrimeve.


Gripi i këtij viti është më agresiv se njw vit më parë. Karakteristikë është temperatura shumë e lartë dhe rezistente. Ndaj sipas ekspertëve çdo i prekur me grip, veçanërisht fëmijët, të qëndrojnë në shtëpi për të mos përhapur infeksion në kopshte, shkolla apo institucione të tjera. Mos merrni ilaçe pa rekomandimin e mjekut dhe as t`i drejtoheni urgjencave në spitale.

Mjeku i familjes apo pediatri duhet të jetë pika e parë e kontaktit për pacientin. Ekspertët e shëndetit publik presin që kulmi i epidemisë së gripit të shënohen javën e ardhme me mbi 20 mijë të prekur në javë ku nuk përjashtohen as rastet e rënda.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori